Turqia merr tenderin e 4 korvetave për Forcat e Detare të Pakistanit

Lajmin e ka bërë të ditur të enjten vetë ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Nurettin Canikli, i cili po qëndron në Mal të Zi për kontakte zyrtare...

Turqia merr tenderin e 4 korvetave për Forcat e Detare të Pakistanit

Turqia ka fituar tenderin e Forcave Detare të Pakistanit për blerjen e 4 korvetave.

Lajmin e ka bërë të ditur të enjten vetë ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Nurettin Canikli, i cili po qëndron në Mal të Zi për kontakte zyrtare.

“Tenderi për 4 korvetat, të cilat u nevojiten Forcave Detare të Pakistanit, ka përfunduar dhe fituese është shpallur Turqia. Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për vendin, Ministrinë tonë dhe industrinë turke të mbrojtjes, është një arritje historike. Ky është eksporti më i lartë i industrisë turke të mbrojtjes deri më sot në një porosi të vetme”, deklaroi ministri Canikli.



Lajme të ngjashme