Senatori amerikan, Lindsey Graham, lavdëron rolin e Turqisë për stabilitetin e rajonit

Senatori amerikan, Lindsey Graham, deklaroi të mërkurën se forcat e milicisë në Irak do të jenë një nga problemet më të rëndësishme të qeverisë së re irakiane dhe lavdëroi rolin e Turqisë për stabilitetin e rajonit...

Senatori amerikan, Lindsey Graham, lavdëron rolin e Turqisë për stabilitetin e rajonit

Senatori amerikan, Lindsey Graham, deklaroi të mërkurën se forcat e milicisë në Irak do të jenë një nga problemet më të rëndësishme të qeverisë së re irakiane dhe lavdëroi rolin e Turqisë për stabilitetin e rajonit.

Duke folur në një konferencë për media në ambientet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bagdad, Lindsey Graham tha se organizata terroriste DAESH është e pamundur të mposhtet përmes armëve, prandaj nevojitet një ekonomi e fortë dhe një sistem arsimor i mirë.

“Pa praninë e SHBA-së në Irak dhe Siri, është e vështirë që DAESH-i të mposhtet në Irak. Prania amerikane këtu i shërben njëkohësisht edhe stabilitetit rajonal”, theksoi Graham duke shtuar se gjendja e sigurisë në Irak ka shënuar përmirësim të madh.

Senatori amerikan u ndal gjithashtu mbi prezencën ushtarake të vendit të tij në Siri.

“Unë kam folur me Presidentin Recep Tayyip Erdogan për shqetësimet e tyre rreth pranisë së forcave tona në Siri. Turqia mund të jetë fuqi stabilizuese në rajon”, u shpreh Graham.

Ai tërhoqi vëmendjen se një nga problemet më të rëndësishme, me të cilat do të përballet qeveria e re irakiane, është qëndrimi që do të mbahet në lidhje me forcat e milicisë dhe çështja se si ato do të përfshihen në qeveri.

Sipas një deklarate të shkruar nga Zyra e Kryeministrit irakian, Haider al-Abadi, në kuadër të vizitës në Bagdad të një delegacioni nga Kongresi i SHBA-së ditën e martë, është diskutuar për reduktimin e numrit të këshilltarëve amerikanë në Irak.



Lajme të ngjashme