Përfundoi procesi i votimit në Turqi

Përfundoi procesi i votimit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare për legjislaturën e 27-të në Turqi.

Përfundoi procesi i votimit në Turqi

Përfundoi procesi i votimit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare për legjislaturën e 27-të në Turqi.

Duke filluar nga ora 8 (me orën lokale) zgjedhësit e dhanë votën e tyre në 180 mijë e 65 kuti votimi.

Ndërkohë kanë përfunduar edhe veprimet lidhur me votimin e zgjedhësve që jetojnë jashtë shtetit, proces që kishte filluar më 7 qershor.

Qytetarët turq votuan në 60 vende dhe 123 përfaqësi jashtë shtetit dhe votat e tyre ishin sjellë në Turqi në fillim të javës. Ndërkohë filloi procesi i numërimit edhe i këtyre votave.

Në zgjedhje garuan 6 kandidatë për president dhe 8 parti politike.

Të gjitha transmetimet në lidhje me zgjedhjet do të mund të lejohen edhe para orës 21.00 (me orën lokale), në rast se Këshilli i Lartë Zgjedhor do të marrë një vendim në këtë drejtim.



Lajme të ngjashme