Erdogani deklaroi fitoren elektorale

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan tha se populli i kishte dhënë atij detyrën e Presidentit, kurse Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim dhe Aleancës Popullore i dha shumicën në Parlament.

Erdogani deklaroi fitoren elektorale

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) iu drejtua popullit dhe medias me një fjalim menjëherë pas hapjes së kutive të votimit.

Erdoani falënderoi zgjedhësit që e kishin votuar atë dhe aleancën dhe përgëzoi të gjithë qytetarët brenda dhe jashtë vendit që kishin marrë pjesë në votime.

Pasi tha se populli doli në votime me vullnetin e tij të lirë, Erdoani shprehu kënaqësinë e tij për përfundimin me pjekuri të procesit të votimit.

Erdoan kërkoi nga të gjithë aktorët që të mos hedhin dritëhije mbi rezultatet zgjedhore, ndërsa nënvizoi se këto rezultate me një pjesëmarrje të madhe, 90% ishin një leksion demokracie për të gjithë botën.

Presidenti Erdoan shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë liderët dhe popujt që e kishin uruar atë për fitoren.

Erdoani deklaroi se populli tregoi një drejtim me rezultatet e zgjedhjeve, ndërsa kërkoi lënien prapa të tensioneve dhe qejfmbetjeve gjatë fushatës zgjedhore.

Erdoani tha se do ta vazhdojnë ditë e natë përpjekjen për ta çuar Turqinë më përpara në çdo fushë. Ata që në të kaluarën janë margjinalizuar për ndonjë arsye të çfarëdoshme do të vazhdojnë të përfitojnë nga të gjitha mundësitë që ofron demokracia, shoti ai.

Duke theksuar se amendamentet kushtetuese, të kërkuara nga sistemi i ri (sistemi i qeverisjes presidenciale) do të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur në bashkëpunim me Parlamentin, Erdoani gjithashtu theksoi se janë të vendosur të ndërmarrin iniciativa të reja në fushën e të drejtave dhe lirive.

Rezultatet e zgjedhjeve në Turqi mund ti ndiqni në kohë reale duke klikuar këtu:



Lajme të ngjashme