• Video galeri

MPJ Çavusoglu: Operacionet në Kandil po vazhdojnë me sukses

Minsitri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu i bëri një vlerësim aktualitetit për Radiotelevizionin e Turqisë (TRT).

MPJ Çavusoglu: Operacionet në Kandil po vazhdojnë me sukses

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu bëri të ditur se trupat turke janë duke avancuar me hapa të sigurt në Kandil dhe se objektivi i tyre është spastrimi i kësaj zona nga terroristët.

Mevlut Çavusoglu i bëri një vlerësim aktualitetit për Radiotelevizionin e Turqisë (TRT).

Shefi i diplomacisë turke theksoi se operacionet kundër organizatës separatiste terroriste PKK në Kandil po vazhdojnë me sukses, ndërsa shtoi se qëllimi i këtyre operacioneve është spastrimi i kësaj zone nga terroristët.

Gjatë prononcimit të tij ministri Çavusoglu preku edhe në planin e dakorduar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për spastrimin e zonës Menbixh të Sirisë nga terrori dhe transferimi i administrimit të kësaj zone tek popullata vendore, ndërsa shtoi se zona e Menbixhit është e rëndësishme për të ardhmen e Sirisë dhe se nuk ka asnjë pengesë në zbatimin e hartës rrugore.

“YPG-ja do të tërhiqet nga Menbixhi. Qëllimi ynë është organizata terroriste YPG/PKK. Në të vërtetë këto punime janë edhe në dobi të kurdëve sirianë. Ne ndihmojmë edhe ata që ndodhen në Turqi dhe nuk mund të kthehen në këtë rajon si dhe ata pasuria e të cilëve u është konfiskuar”, bëri të ditur Çavusoglu.

Duke e vënë në dukje se harta rrugore e Menbixhit është shumë e rëndësishme nga aspekti i së ardhmes së Sirisë, Çavusoglu tha se ShBA-ja duhet të jetë e sinqertë në këtë plan.

“Ne duhet të vazhdojmë ta zbatojmë këtë planë në mënyrë të sinqertë, aktualisht nuk ka asnjë pengesë. ShBA-ja në sy të botës armatosi organizatën terroriste YPG/PKK. Ne nuk do të kemi kontakte të drejtpërdrejta me YPG/PKK-në. Gjatë largimit të tyre do të shohim se a po largohen me apo pa armë dhe do të hyjmë në Menbixh. Zbrazëtirën pas tërheqjes së YPG/PKK-së do ta mbushin përkohësisht ushtarët turq dhe amerikan. YPG-ja armët i shet edhe regjimit edhe grupeve tjera”, bëri të ditur Çavosoglu.

 


Lajme të ngjashme