Turqia përshëndet vendimin e OKB-së për Palestinën

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se me miratimin e projektrezolutës së Palestinës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë zhgënjyer përsëri.

Edhe zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën e vlerësoi vendimin si një sukses të madh.

Ai tha se Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë Palestinës në kauzën e saj të drejtë.

Nga ana tjetër edhe Ministria e Jashtme në deklaratën e bërë në lidhje me këtë temë ndër të tjera shkroi: “Anëtarët e përgjegjshëm të shoqërisë ndërkombëtare kanë treguar edhe një herë se populli palestinez nuk do të mbetet kurrë vetëm përballë shkeljeve të rënda të të drejtave të tyre themelore, kryesisht të drejtës së tyre për të jetuar dhe nuk do të heshtin kundër padrejtësisë”.

“Ne presim që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së të veprojë me shpejtësi për të përmbushur kërkesat e nevojshme të vendimit në fjalë” shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.

Lajme të ngjashme