Çavusoglu po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Kinë

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu do të takohet me përfaqësuesit e botës së biznesit të cilëve do t'ju shpjegojë mundësitë për investime në Turqi.

Çavusoglu po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Kinë

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu nesër po zhvillon një vizitë zyrtare në Kinë.

Ai fillimisht vizitoi qendrën e kërkim-zhvillimit të gjigantit teknologjik kinez. 

I ndodhur për një vizitë zyrtare dyditore në Kinë, ministri Çavusoglu në qendrën e gjigantit tekonologjik Huawei në kryeqytetin Pekin, u informua nga zyrtarët e kompanisë në lidhje me apklikacionet inteligjente dhe të sigurta të qyteteve dhe në lidhje me zgjidhje të ndryshme teknologjike.

Në kuadër të kontakteve të tij në Kinë, ministri Çavusoglu nesër do të takohet me Wang Qishan, Ndihmëspresidentin e Republikës Popullore të Kinës. Më pas do të ketë një takim edhe me homologun e tij kinez, Wang Yi, ku pas takimit të dy homologët do të organizojnë një konferencë të përbashkët për shtyp. 

Shefi i diplomacisë turke gjatë vizitës zyrtare dyditore do të takohet edhe me përfaqësuesit e botës së biznesit të Kinës, të cilët do ti informojë në lidhje me mundësitë e investimeve në Turqi.

Ndërkaq gjatë takimit të planifikuar me përfaqësuesit e mediave kineze, ministri Çavusoglu do t'u përgjigjet pyetjeve në interes të gazetarëve.



Lajme të ngjashme