Çavusoglu i përgjigjet pretendimeve për vendndodhjen e puçistit, Adil Oksuz

Ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu tha se të gjithë tradhtarët e arratisur pas tentativës së grusht shtetit të organizatës terroriste gyleniste struktura paralele në shtetet FETO/PDY në vitin 2016-të duhet ti ekstradohen Turqisë.

Në lidhje me pretendimin se i pandehuri i arratisur i grushtit të shtetit, Adil Oksuz gjendet në Gjermani, Ministri Çavushollu tha: “Qoftë Gjermania, qofshin vendet e tjera, tradhtarët duhet të na dorëzohen neve”.

Ministri Çavushollu iu përgjigj pretendimeve në një prononcim të bërë për një kanal televiziv privat.

“Çështja e Adil Oksuz ka të bëjë me një denoncim të bërë në Agjencinë Turke të Lajmeve Anadolli (AA). Nuk është se autoritetet në Gjermani kanë shkuar në shtëpinë e tij. Ne përfshi Adil Oksuzit i jemi vënë pas të gjithë pjesëtarëve të FETO/PDY. Pas njoftimeve që na kanë ardhur ne kemi kontaktuar me Gjermaninë. Në shesh dalin thashetheme të ndryshme, thonë që është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse është në Gjermani dhe do të kapet atëherë do të kërkojmë ekstradimin. Nëse Gjermania nuk e ekstradon atëherë do të jetë në të njëjtën gjendje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nuk ekstradon kreun e FETO/PDY-së. Qoftë Gjermania, qofshin vendet e tjera, tradhtarët e grushtit të shtetit duhet ti dorëzohen Turqisë”.

Lajme të ngjashme