Unioni i Demokratëve Turq Evropianë ndryshon emrin, Bulent Bilgi zgjidhjet president i organizatës

Emri i ri i kësaj organizate është bërë Unioni i Demokratëve Ndërkombëtarë (UID), ndërsa presidenti i ri është zgjedhur ish-sekretari i përgjithshëmi saj, Bulent Bilgi..

Unioni i Demokratëve Turq Evropianë ndryshon emrin, Bulent Bilgi zgjidhjet president i organizatës

Bulent Bilgi është zgjedhur president i Unionit të Demokratëve Turq Evropianë (UETD) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme 6. të kësaj organizate, mbajtur të dielën në kryeqytetin Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës.

Në asamblenë e përgjithshme, organizuar në Sallën Olimpike të Sporteve “Zetra” me pjesëmarrjen e Presidenti Recep Tayyip Erdogan si i ftuar nderi, Bulent Bilgi ka marrë në dorëzim postin e kreut të UETD-së nga Zafer Sirakaya, në këtë detyrë që prej vitit 2016.

Bilgi mbante postin e sekretarit të përgjithshëm të UETD-së në administratën e mëparshme.

Ndërkaq, emri i kësaj organizate është ndryshuar nga Unionit i Demokratëve Turq Evropianë (UETD) në Unioni i Demokratëve Ndërkombëtarë (Union of International Democrats-UID).

“Ky ndryshim emri është një domosdoshmëri për situatën në të cilën ndodhemi. Në këtë aspekt, të gjitha aktivitetet e UID-së nuk do të realizohen vetëm në Evropë, por në të gjithë botën. Këtej e tutje, ne do t’u drejtohemi njerëzve tanë me origjinë nga Turqia dhe gjeografisë sonë  të zemrës me synimin për t’u bërë zëri i tyre. Me këtë ndryshim të emrit, po ashtu ka ardhur koha që ne të kapërcejmë kufijtë fizikë dhe të përqafojmë gjeografinë tonë të zemrës. Prandaj unë mendoj se kemi bërë çfarë ishte e nevojshme, kemi bërë hapin e parë pikërisht me këtë ndryshim të emrit. Me lejen e Allahut, ne do të kemi sukses në këtë rrugë”, ka thënë kreu i ri i UID-së.

Anëtarët e rinj të bordit ekzekutiv të UID-së dhe detyrat e tyre do të njoftohen gjatë ditëve në vijim.



Lajme të ngjashme