Akar: Askush të mos bëjë llogari të gabuara

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, gjeneralarmate Hulusi Akar tha se lufta kundër terrorit do të vazhdojë deri sa të neutralizohet edhe terroristi i fundit.

Akar: Askush të mos bëjë llogari të gabuara

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, gjeneralarmate Hulusi Akar tha se lufta kundër terrorit do të vazhdojë deri sa të neutralizohet edhe terroristi i fundit.

Akar së bashku me Komandantin e Forcave Tokësore, Gjeneralarmate Jashar Gyler (Yasar Güler), Komandantin e Forcave Detare, Admirali Adnan Ëzball (Adnan Özbal), Komandantin e Forcave Ajrore, gjeneralarmate Hasan Kyçykakjyz (Hasan Küçükakyüz) inspektuan elementët përfshirës në stërvitjen ‘Furtuna e Bardhë’, që ekzekutohet në Mesdheun Lindor dhe Egje.

Në fjalimin e mbajtur në fregatën TCG drejtuar personelit u shpreh edhe në lidhje me luftën kundër terrorit.

Gjeneralarmate Akar rikujtoi se lufta kundër terrorit krahas rajoneve të Anadollit Lindor dhe Juglindor (të Turqisë) vazhdon edhe në rajonet veriore të Sirisë dhe shtoi: “Ne vazhdojmë me vendosmëri luftën kundër terrorit. Lufta kundër terrorit do të vazhdojë deri sa të neutralizohet edhe terroristi i fundit. Kemi arritur deri në një pikë të përcaktuar. Punimet dhe përpjekjet tona janë për të arritur në përfundim dhe të neutralizojmë edhe terroristin e fundit”.

Ai rikujtoi se Forcat e Armatosura Turke realizuan me sukses operacionet Mburoja e Eufratit dhe Dega e Ullirit kundër elementëve terroristë në veri të Sirisë si dhe bëri të ditur se duke u pastruar nga organizata terroriste gyleniste, FETO, Forcat e Armatosura Turke janë bërë edhe më të fuqishme dhe kanë realizuar detyra më të suksesshme se në periudhën e mëparshme.

Shefi i Shtatmadhorisë iu referua edhe zhvillimeve të fundit në Detin Egje.  

“E themi me sinqeritet, ne dëshirojmë që të zhvillojmë aktivitetet tona të fqinjësisë së mirë me respekt ndaj të drejtave ndërkombëtare dhe rregullave të detarisë. Nëse ka një detyrë në Mesdhe, Egje ne e ekzekutojmë menjëherë për atdheun dhe popullin tonë. Askush nuk duhet të bëjë llogari të gabuara” tha Akar.



Lajme të ngjashme