Denoncime për atentat ndaj Presidentit Erdogan

Pretendohet se ndaj Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) do të kryhet një atentat nga një grup me nënshtetas me origjinë turke në Ballkan.

Denoncime për atentat ndaj Presidentit Erdogan

Pretendohet se ndaj Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip  Erdoğan) do të kryhet një atentat nga një grup me nënshtetas me origjinë turke në Ballkan.

Pas denoncimeve të bëra, njësitë e shërbimit informativ sekret dhe ekipet e sigurisë janë vënë në veprim përpara vizitës që Presidenti Erdoan do të zhvillojë nesër në Bosnjë-Hercegovinë.

Nga turqit që jetojnë në Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë, njësive të shërbimit vendor informativ, shërbimit perëndimor të informacionmarrjes dhe njësive të shërbimit informativ turke i erdhën denoncime të formës: “Në periudhën në vijim, gjatë një vizite në Ballkan, një grup me nënshtetas turq, përpiqen për atentat ndaj Presidentit Erdoan”.

Edhe pse deri tani nuk ka informacion të saktë për vendin, kohën dhe detajet në lidhje me këtë çështje, shërbimet informative, gjatë procesit të hetimit të çështjes, veprojnë në koordinim.

Ndërkaq Zëvendëskryeministri dhe Zëdhënësi i Qeverisë, Bekir Bozda, në vlerësimin e bërë në lidhje me këtë çështje tha se Rexhep Tajip Erdoan nuk është një njeri mund të frikësohet me kërcënime me vdekje.

“Erdoan nuk është një person që trembet nga kërcënimet me vdekje dhe që kthehet nga rruga dhe kauza tij.  Ata që nuk e kanë mësuar këtë pavarësisht gjithë atyre që janë përjetuar deri tani janë të trashë".

“Me ndihmën, kujdesin dhe mbrojtjen e Allahut, me lutjet e popullit tonë të shenjtë dhe umetit të Muhamedit, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan do të vazhdojë rrugën e tij” tha Bozda.



Lajme të ngjashme