• Video galeri

Zv/kryeministri Akdag: Izraeli pengon marrjen e të plagosurve palestinezë

Zëvendëskryeministri Recep Akdag bëri të ditur se ekipet turke që do të sillnin për kurim në Turqi palestinezët e plagosur gjatë masakrës së Izraelit në Gazë, pengohen nga ana e Izraelit dhe Egjiptit.

Zv/kryeministri Akdag: Izraeli pengon marrjen e të plagosurve palestinezë

Në masakrën e palestinezëve nga ana e Izraelit, tani është ngritur perdja e dytë...

Zëvendëskryeministri Recep Akdag bëri të ditur se ekipet turke që do të sillnin për kurim në Turqi palestinezët e plagosur gjatë masakrës së Izraelit në Gazë, pengohen nga ana e Izraelit dhe Egjiptit.

I ndodhur për kontakte zyrtare në Republikën Turke të Qipros së Veriut, zëvendëskryeministri Akdag tha se “Në këto ditë kur fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, Izraeli me mbështetjen edhe të ShBA-së ka kryer tirani pothuajse si një shtet i terrorit”.

Ai shtoi se në ngjarjet e dhunës të jetuara gjatë zhvendosjes së ambasadës amerikane nga Tel-Avivi në Jerusalem kanë humbur jetën 62 ndërsa u plagosën mbi 2 mijë palestinezë disa prej të cilëve duan ti sjellin në Turqi për kurim.

Zëvendëskryeministri Akdag deklaroi se avionët ambulancë të Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Gjendjeve Emergjente pranë Kryeministrisë (AFAD) dhe të Shtatmadhorisë së Ushtrisë Turke janë në gjendje gatishmërie, ndërkaq shtoi se as Izraeli e as Egjipti nuk lejojnë uljen e tyre.

Akdag bëri të ditur se në lidhje me çështjen kanë kërkuar mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), ndërsa tha se Ministria e Jashtme dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara vazhdojnë me kontakte diplomatike me dy vendet në fjalë.

Zëvendëskryeministri Akdag duke thënë se janë në pritje të rezultateve të këtyre iniciativave tha se “Shpresojmë të mos e kenë humbur njerëzimin dhe të na e mundësojnë në njëfarë mënyre që ti transferojmë të plagosurit në Turqi, gjendja e të cilëve është e përshtatshme për udhëtim. Unë edhe njëherë i drejtohem tërë botës; Tani ka ardhur koha për ti thënë ndalë kësaj dhune”.



Lajme të ngjashme