Takimi Çavusoglu - Pompeo do të mbahet më 4 qershor në Washington

Pompeo dhe Çavusoglu gjatë takimit do të bisedojnë në lidhje me zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme në veçanti për zhvillimet në Siri.

Takimi Çavusoglu - Pompeo do të mbahet më 4 qershor në Washington

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu më 4 qershor do të takohet me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në ShBA.

Sipas informatave të marra nga burimet diplomatike Pompeo dhe Çavusoglu do të takohen më kryeqytetin Washington të ShBA-së.

Më herët janë bërë punimet që të dy homologët të takohen gjatë muajit maj, mirëpo për shkak të mospërputhjes së kalendarit është rënë dakord që takimi të shtyhet për datën 4 qershor.

Pompeo dhe Çavusoglu gjatë takimit do të bisedojnë në lidhje me zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme në veçanti për zhvillimet në Siri, për marrëdhëniet dypalëshe si dhe për çështjet e luftës kundër organizatave separatiste terroriste PKK dhe FETO/PDY.

Së fundmi Çavusoglu dhe Pompeo u takuan më 27 prill gjatë mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-së që u mbajt në Bruksel të Belgjikës.

Procesin e emërimit të tij në detyrën e Sekretarit të Shtetit, Pompeo e kishte përfunduar me miratimin e marrë nga Kongresi Amerikan më 26 prill.



Lajme të ngjashme