Turqi – Mbi 20.000 refugjatë sirianë ndjekin universitet turke

Më shumë se 20.000 refugjatë sirianë janë duke studiuar në universitetet e Turqisë, tha një zyrtar i lartë turk.

suriyeli üniversiteli gençler_01.jpg
suriyeli üniversiteli gençler_02.jpg

"Sot mbi 20.000 studentë sirianë fitojnë arsimin e lartë në vendin tonë. Mund të themi se të gjithë këta studentë janë me bursa", tha Mehmet Nedim Aslan, koordinator për Lindjen e Mesme pranë departamentit të Kryeministrisë për turqit që jetojnë jashtë atdheut dhe marrëdhënieve me komunitetet e afrishme (YTB).

Ai tha se YTB ka ofruar kurse të përparuara për gjuhën turke për refugjatët që nga viti 2013 dhe shumica e studentëve që kanë marrë këto orë janë regjistruar në universitete.

Sipas të dhënave të YTB-së, gjithsej 16.000 studentë nga 160 vende po studiojnë me një bursë të plotë të ofruar nga shteti turk.

Turqia, si vendi më i madh mikpritës i refugjatëve në botë, strehon më shumë se 3,5 milionë refugjatë sirianë.



Lajme të ngjashme