Erdogan: Alkooli dhe droga, armët më të fuqishme të imperialistëve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të premten vonë se alkooli dhe droga janë armët më të fuqishme të imperialistëve...

Erdogan: Alkooli dhe droga, armët më të fuqishme të imperialistëve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të premten vonë se alkooli dhe droga janë armët më të fuqishme të imperialistëve.

Ai mbajti një fjalim në Ceremoninë e Shpërndarjes së Çmimeve “Feniks” të Gjysmëhënës së Gjelbër Turke, organizuar në Stamboll.

“Thesari më i madh i një kombi dhe burimi më i madh i energjisë së tij është zotërimi i gjeneratave të shëndetshme shpirtërisht, mendërisht dhe fizikisht”, u shpreh Erdogan duke shtuar se brezat e shëndetshëm janë ardhmëria e një vendi.

“Shtetet që humbasin rininë e tyre në tunele të errëta si alkooli, droga, cigarja, kumari dhe terrorizmi, kanë të ardhme të skëterrshme. Alkooli dhe droga janë bërë armët më të mëdha (fuqishme) të imperialistëve”, theksoi kreu i shtetit turk.

Erdogan tërhoqi vëmendjen gjithashtu se trafikimi i narkotikëve është burimi më i madh i të ardhurave të organizatave terroriste si PKK-ja, e cila nxitet që t’i krijojë probleme një vendi ambicioz si Turqia.

Pasi ritheksoi se varësia ndaj alkoolit dhe drogës është arma më e fuqishme e imperialistëve, lideri turk sqaroi se është mjaft domethënëse që fiset/klanet lokale në vendet afrikane janë mësuar me alkoolin deri në varësi ekstreme, saqë dhe rrogat e punëtorëve të minierave paguhen me pije alkoolike.

Trafiku i drogës – vijoi Presidenti Erdogan – ishte një nga mjetet më të rëndësishme të konfliktit ndërmjet Bllokut Lindor dhe Bllokut Perëndimor gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë.

Sipas tij, me të ardhurat e fituara nga kjo tregti e pistë, nën patronazhin e fuqive të mëdha, në disa vende janë organizuar grushte shteti, janë nxitur luftëra civile dhe janë rrëzuar regjime demokratike.



Lajme të ngjashme