Turqi – 3 ushtarë ranë dëshmorë në një sulm të PKK-së

Tre ushtarë turq kanë rënë dëshmorë në një sulm të pjesëtarëve të organizatës separatiste terroriste PKK në zonën e përdorur si bazë ushtarake në vendin malor të njohur me emrin Bestler-Dereler...

Turqi – 3 ushtarë ranë dëshmorë në një sulm të PKK-së

Tre ushtarë turq kanë rënë dëshmorë në një sulm të pjesëtarëve të organizatës separatiste terroriste PKK në zonën e përdorur si bazë ushtarake në vendin e njohur me emrin “Kuyutepe”, në zonën malore Bestler-Dereler të provincës Shërnak (Şırnak).

Gjatë luftimeve me terroristët u plagos edhe një ushtar. Ndërkohë në zonë filloi operacioni për kapjen e terroristëve.

Nga ana tjetër Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në operacionet që janë zhvilluar javën e fundit në të gjithë territorin e vendit në kuadër të ruajtjes së sigurisë së brendshme janë neutralizuar 38 terroristë.

 


Lajme të ngjashme