• Video galeri

Stoltenberg filloi kontaktet në Ankara

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ndodhet në kryeqytetin e Turqisë, Ankara për një vizitë zyrtare.

stoltenberg cavusoglu.jpg
stoltenberg.jpg

Stoltenberg u prit me ceremoni ushtarake nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nuretin Xhanikli (Nuretin Canikli).

Pas ceremonisë të dy hynë brenda për të vazhduar me takimet zyrtare kokë më kokë dhe mes delegacioneve.

Para takimit ministri Xhanikli e falënderoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për “mirëkuptimin dhe mbështetjen në kuadër të antiterrorizmit”.

Stoltenberg përshëndeti togën e nderit “Merhaba Asker” dhe kur hyri brenda nënshkroi librin e shënimeve.

Pas ceremonisë ministri Xhanikli dhe Stoltenberg mbajtën takimet kokë më kokë dhe mes delegacioneve.

Më pas Stoltenberg u takua me ministrin e Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu).

Në kuadër të kontakteve të tij Stoltenberg do të bisedojë në lidhje me marrëdhëniet Turqi-NATO, operacionin “Dega e Ullirit”, të filluar më 20 janar nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) në rajonin Afrin të Sirisë me qëllim për të neutralizuar pjesëtarët e organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH dhe për të shpëtuar popullatën mike dhe vëllazërore të rajonit nga presioni dhe persekutimi, përgatitjet për samitin e NATO-s në Bruksel (korrik 2018) dhe çështjet rajonale.

Gjatë kësaj vizite do të bisedohet edhe në lidhje me operacionet ajrore të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Anglisë dhe Francës kundër regjimit të Esadit në Siri.

Sekretari Stoltenberg gjithashtu do të pritet në takim edhe nga Presidenti, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

 


Lajme të ngjashme