Kryeministri Yildirim vizitoi monumentet Orhun në Mongoli

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Mongoli, Yildirim gjithashtu vizitoi muzeun Bilge Khagan në qytetin Kharkhorin të ndërtuar nga ana e AgjencisëTurke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

basbakan mogolistan1.jpg

Kryeministri, Binali Yildirim, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Mongoli, vizitoi edhe monumentet Orhun.

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Mongoli, Yildirim gjithashtu vizitoi muzeun Bilge Khagan në qytetin Kharkhorin të ndërtuar nga ana e AgjencisëTurke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), ku u prit nga ana e zyrtarëve të muzeut të veshur me veshje tradicionale.

Kryeministri Yildirim u qeras me djathë të tharë të shërbyer në pjatë të argjendtë që sipas traditave mongole i shërbehet mysafirëve në shenjë të respektit ndaj tyre.

Gjatë inspektimit të varrit monumental të ndërtuar nga ana e gokturqve, Kryeministri Yildirim mori informata edhe në lidhje me punimet e bëra nga ana e TIKA-s.

Në mesazhin e tij të shënuar në librin e kujtimeve Kryeministri Yildirim shkroi kështu: “Kam kënaqësinë të vizitojë monumentet e Bilge Kagan dhe Kutligin, dy liderëve të mëdhenj të Gokturqve, të cilët na kanë përcjellë mesazhe të mençurisë. Mbrojtja dhe kalimi i këtyre monumenteve - që janë vlera të përbashkëta të historisë turke dhe mongole - për gjeneratat e ardhshme është thelbësore për respektimin e historisë dhe të paraardhësve tanë. Të gjithë zyrtarëve dhe shkencëtarëve, të cilët kanë kontribuar në këto punime për të mbrojtur këto monumente me anë të TIKA-s dhe trashëgimin tonë të përbashkët historike u falënderohem nga zemra. Përkulem me respekt para paraardhësve tanë, para historive të mëdha të turqve dhe mongolëve”.

Pas vizitës së monumenteve Orhun, Kryeministri kaloi në monumentin Bilge Tonyukuk që ndodhet 70km larg nga kryeqyteti Ulan-Bator.

Këtu ai nga zyrtarët u informua në lidhje me Tonyukuk-un, një burrështetas i madh turk dhe kryekomandant, i cili për herë të parë në histori përdori fjalën turk.

Këtu Yildirim kaloi tek shtatorja e Xhengiz Hanit, që është një personalitet i mirënjohur i Mongolisë, ku doli mbi piedestalin e shtatores, e cila arrin në 40 metra lartësi e që është punuar me 250 tonë çelik të galvanizuar.



Lajme të ngjashme