Vullnetarët e marshimit të Regjimentit të 57-të mbërritën në Gelibolu

57 vullnetarët që marshuan drejt Çanakkalasë për Regjimentin e 57-të legjendar me heroizmin e shfaqur në Luftën e Çanakkalasë mbërritën në Gelibolu (Galipoli).

Vullnetarët që filluan marshimin nga Tekirdag (119 km) u pritën nga zëvendëskryetari i Bashkisë së Gelibolusë, Mustafa Çoban dhe banorë të shumtë në Sheshin Ataturk.

Çoban i dhuroi Kryetarit të Komitetit të Marshimit të Regjimentit 57-të, Hikmet Selim Yılmaz buqetë me lule dhe skulpturën e ushtarit të plagosur (simbol).   

Hikmet Selim Yılmaz bëri të ditur se sot do të shkojnë në Përmendoren e Regjimentit të 57-të dhe shtoi: “Do të marrim pjesë në ceremoninë e Komandës së 2-të të Armatës. Jemi shumë të lumtur që në ditën e 5-të të marshimit tonë mbërritëm në Gelibolu”.  

Lajme të ngjashme