• Video galeri

Erdoan: Në Afrin po valëvitet flamuri turk

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri të ditur se këtë mëngjes është marrë kontrolli i plotë i qendrës së Afrinit nga ana e Forcave të Armatosura Turke (FAT) dhe Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS).

Erdoan: Në Afrin po valëvitet flamuri turk

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri të ditur se këtë mëngjes është marrë kontrolli i plotë i qendrës së Afrinit nga ana e Forcave të Armatosura Turke (FAT) dhe Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS).

Erdoan në fjalimin e mbajtur me rastin e ceremonisë së 103-vjetorit të 18 Marsit, Dita e Përkujtimit të Dëshmorëve dhe Fitores së Çanakkalasë njoftoi se qendra e Afrinit është marrë plotësisht nën kontroll në orën 08.30.

Ai tha se tashmë në Afrin nuk valëviten më paçavuret e organizatës separatiste terroriste por valëviten simbolet e paqes dhe sigurisë.  

“Tani po valëvitet flamuri turk dhe flamuri i Ushtrisë së Lirë Siriane. Unë i shpreh falënderimet e mija ushtarëve heroikë. Unë i shpreh falënderimet e mia në emër të popullit turk personelit të Ushtrisë së Lirë Siriane” tha Erdoan.  

Ai nënvizoi se ndërkohë që Afrini po pastrohet nga terroristët do të hidhen të gjitha hapat për infrastrukturën nëntokësore dhe mbitokësore për ta bërë rajonin të jetueshëm.

“Ne do të hedhim të gjitha hapat e nevojshme në mënyrë që populli i rajonit që jeton akoma në vendin tonë ose në vende të tjera të kthehet sa më parë në atdheun e tij” tha kreu i shtetit turk.

Ai tha se populli turk ashtu siç luftoi dje me entuziazëm, zell dhe besim në Çanakkala, ashtu është duke luftuar edhe sot brenda dhe jashtë kufirit të tij.

Erdoan tha se deri më tani zinxhiri i korridorit të terrorit është thyer në 4 pika dhe hallkat e tjera të zinxhirit do të thyen një nga një në kohën më të shkurtër.

“Ajo që ndodhi në Çanakkala po ndodh edhe sot në kufijtë tanë. Në ditën e 58-të të operacionit morëm kontrollin e plotë të Afrinit. Burimi më i madh i frymëzimit në këtë luftë është Fitorja e Çanakkalasë. Ashtu siç bëmë të dështojnë në Çanakkala ata që festuan para kohe me ushtarët e mbledhur nga të katërta anët e botës me automjete madhështore të blinduara, ashtu i habitëm edhe ata që menduan se kanë krijuar korridorin e terrorit përgjatë kufijve tanë” tha Presidenti Erdoan në fjalimin e mbajtur me rastin e ceremonisë së 103-vjetorit të 18 Marsit, Dita e Dëshmorëve dhe Fitores së Çanakkalasë.   

 


Lajme të ngjashme