• Video galeri

FAT vendosen në pikën e re të vrojtimit në Idlib

Autokolona ushtarake, e cila hyri në Idlib nga Turqia në orët e hershme të mëngjesit, arriti në mënyrë të sigurt në zonën rurale që zë vend në zonën e deeskalimit në veriperëndim të Halepit.

FAT vendosen në pikën e re të vrojtimit në Idlib

Një autokolonë e Forcave të Armatosura të Turqisë në kuadër të marrëveshjes së Astanës është nisur në drejtim të nënprefekturës Anadan në veriperëndim të Halepit për pikat e vrojtimit të armëpushimit që do të formohen në zonën e deeskalimit në Idlib të Sirisë.

Autokolona ushtarake, e cila hyri në Idlib nga Turqia në orët e hershme të mëngjesit, arriti në mënyrë të sigurt në zonën rurale që zë vend në zonën e deeskalimit në veriperëndim të Halepit.

Bëhet e ditur se kanë filluar punimet për ngritjen e pikës së vrojtimit numër 4 në zonën e Idlibit.

Elementet e Ushtrisë Turke, të cilat u dislokuan në një kodër në afërsi të fshatit Anadan, ndodhet në një pikë dominuese në zonën rurale në veri të Halepit dhe përballë forcave të regjimit.

Pika e re e vrojtimit ndodhet në thellësi 35 kilometra brenda territorit të Sirisë në afërsi të kufirit turko-sirian.

Në kuadër të marrëveshjes së arritur në kryeqytetin Astanë të Kazakistanit mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit si vende garantuese, Forcat e Armatosura të Turqisë më 12 tetor të vitit të kaluar filluan me formimin e pikave të vrojtimit për të mbikëqyrur shkeljet e armëpushimit në zonën e deeskalimit në Idlib.

Sipas kësaj marrëveshjeje parashikohet që Forcat e Armatosura të Turqisë të formojnë gradualisht 12 pika të vrojtimit në zonën e Idlibit nga veriu e deri në jug.

Pas përfundimit të dislokimit të Forcave të Armatosura të Turqisë do të fillojë misioni vëzhgues, ndërsa forcat ruse që zënë vend në Forcat e Kontrollit të Deeskalimit, do të dislokohen në pjesën e jashtme të zonës së deeskalimit në Idlib mes frontit të opozitarëve dhe trupave të regjimit.       



Lajme të ngjashme