Turqi - Diyarbakir - Bien dëshmorë dy ushtarë

Sipas komunikatës së lëshuar nga ana e Prefekturës bëhet e ditur se ushtarët kanë rënë dëshmorë si pasojë e shpërthimit të një mjeti shpërthyes të kurthuar.

Turqi - Diyarbakir - Bien dëshmorë dy ushtarë

Si pasojë e shpërthimit të një mjeti shpërthyes të kurthuar nga pjesëtarët e organizatës separatiste terroriste PKK në nënprefekturën Dicle të Diyarbakirit kanë rënë dëshmorë 2 dhe u plagosën 5 ushtarë të tjerë.

Në komunikatën e lëshuar nga Prefektura thuhet se gjatë operacionit antiterror të ndërmarrë në veri të nënprefekturës Dicle erdhi deri tek shpërthimi i një mjeti shpërthyes artizanal të vendosur më herët nga pjesëtarët e organizatës separatiste terroriste PKK.

Në komunikatë në mes tjerash thuhet se në këtë ngjarje kanë rënë dëshmorë 2 ushtarë, ndërsa u plagosën 5 të tjerë në mesin e të cilëve 2 janë në gjendje të rëndë.

Bëhet e ditur se ushtarët e plagosur janë dërguar në spital për kurim.



Lajme të ngjashme