• Video galeri

Çavusoglu: Pas tërheqjes së terroristëve nga Menbixhi, siguria do të vendoset nga Turqia dhe SHBA

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se pas tërheqjes së organizatës terroriste PKK/YPG nga Menbixhi, siguria do të vendoset nga Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çavusoglu: Pas tërheqjes së terroristëve nga Menbixhi, siguria do të vendoset nga Turqia dhe SHBA

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se pas tërheqjes së organizatës terroriste PKK/YPG nga Menbixhi, siguria do të vendoset nga Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  

I ndodhur për takime dypalëshe në Moskë, Kryeqytetin e Rusisë Çavushollu tha se në takimin, që do të zhvillojë më 19 mars në Uashington me homologun amerikan, Rex Tillerson, do të qartësohet gjendja në Menbixh.

“Si mund të arrihet stabilizimi në rajonet ku gjendet YPG-ja, si mund të sigurojmë se kush do të udhëheqë?” u shpreh Çavushollu duke bërë të ditur se udhëheqja duhet të jetë në bazë të përqindjes së popullsisë.   

Ai nënvizoi se nuk do të ketë në asnjë mënyrë prezencë të YPG-së dhe shtoi: “Pas tërheqjes së organizatës terroriste PKK/YPG nga Menbixhi atje do të jetë prezenca e ushtarëve të Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Do të mbikëqyret tërheqja e YPG-së. Turqia dhe Amerika do të vendosë aty sigurinë. Në fillim këtë model do ta zbatojmë në Menbixh më pas do ta çojmë edhe në rajonet e tjera. Kjo është e vlefshme edhe për Rakan dhe lindjen e Lumit Eufrat dhe rajonet e kontrolluara nga YPG”.  

Ai tha se këtyre rajoneve do tu kthehet sigurua dhe këto hapa do të renditen sipas një kalendari.

“Në mbledhjen, që do të zhvillohet në 19 mars, do të përcaktohet në mënyrë të qartë harta rrugore së bashku me datat. Me anë të këtij kalendari do të përcaktohet se çfarë do të zbatohet dhe me çfarë afati dhe si do të kalohet në anën tjetër. Në mbledhjen e fundit mund të ketë gjëra për të cilat përjetojmë divergjenca por po shkohet drejt mirëkuptimit” tha shefi i diplomacisë turke.

Ai tha se për momentin nuk do të bëhet asnjë kërkesë ndaj regjimit sirian për çështjen e Menbixhit dhe shpjegoi se do të mbikëqyrin edhe mbledhjen e armëve të dhëna YPG-së nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“E dimë që nuk mund ti marrim të gjitha. Disa janë vjetërsuar disa kanë humbur. Por, ashtu siç thotë edhe Presidenti (i Amerikës), ata thonë se këto armë do të merren. Këto do ta shohim kur ti vijë puna” tha Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlyt Çavushollu.  


 



Lajme të ngjashme