• Video galeri

Terroristët e huaj të organizatës PKK/PYD-YPG

Pjesëmarrjet nga vendet perëndimore në PYD-YPG, fraksioni sirian i organizatës separatiste terroriste PKK, vazhdojnë të spikasin gjithnjë e më shumë...

Terroristët e huaj të organizatës PKK/PYD-YPG

Pjesëmarrjet nga vendet perëndimore në PYD-YPG, fraksioni sirian i organizatës separatiste terroriste PKK, vazhdojnë të spikasin gjithnjë e më shumë.

Organizatës i bashkohen veçanërisht shtetasit amerikanë, britanikë, kanadezë, gjermanë, holandezë dhe ata nga vendet e Lindjes së Largët.

Brenda organizatës ekziston edhe një njësi terroriste e përbërë vetëm nga të huajt.

Me pjesëmarrjen në organizatë të një ish-ushtareje izraelite janë ngritur në rend të ditës me lajme të ndryshme edhe shkrimet hebraisht në muret e ndërtesave të zonës, realizuar nga anëtari i një sekti çifut, me seli në Ukrainë, që i është bashkuar organizatës terroriste gjithashtu.

Opinionit publik ndërkombëtar i është bërë e ditur se në mesin e terroristëve me shtetësi të huaj, të cilët janë vrarë në luftime, gjendet edhe qytetari gjerman, Kevin Jochim.

Sipas informacioneve të siguruara nga shërbimet gjermane të inteligjencës, Jochim ka qenë i lidhur me organizatat e ekstremit të majtë në Gjermani.

Një tjetër shtetase gjermane e bashkuar me radhët e organizatës terroriste dhe më pas e vrarë është edhe ajo me emrin Ivana Hoffmann, njëherësh anëtare e një organizate marksiste-leniniste.

Mes të vrarëve kohët e fundit në anën e organizatës terroriste PYD-YPG spikasin gjithashtu Ashley Johnson dhe Reece Harding nga Australia, Keith Broomfield nga Shtetet e Bashkuara të Amerikë dhe Konstandinos Scurfield, shtetas britanik me origjinë greke.

Bazuar në mjaft hetime të pavarura dhe informacione nga shërbimet e inteligjencës së vendeve të ndryshme, shtetasit amerikanë formojnë numrin më të madh të terroristëve të huaj në radhët e PKK/PYD-YPG-së, ndërkohë që shumica dërrmuese e tyre janë ish-anëtarë të njësive elitë të Forcave të Armatosura të SHBA-së.

Përmes artikujve në lidhje me terroristët e huaj që i janë bashkuar PKK/PYD-YPG-së në distriktin Afrin të Sirisë, publikuar më 24 dhe 27 janar 2018 nga televizioni “CNN” dhe e përditshmja “The New York Times”, me seli në SHBA, janë zbuluar dhe denoncuar veprimtaritë separatiste të shtetasve francezë, britanikë, amerikanë, kinezë dhe të shumë vendeve të tjera të botës, të cilët janë bërë pjesë e kësaj organizate terroriste në Siri.

Mediat perëndimore kanë raportuar vazhdimisht se një pjesë e terroristëve të huaj, që i janë bashkuar PKK/PYD-YPG-së në Siri, ishin njerëz të dështuar në arsim, të përjashtuar nga jeta e komunitetit dhe në ndërveprim me grupet e majta marksiste-leniniste.

Një raport i Shoqërisë “Henry Jackson”, me seli në Mbretërinë e Bashkuar, tërheq vëmendjen se disa perëndimorë i bashkohen radhëve të PKK/PYD-YPG-së për arsye ideologjike, kurse disa të tjerë marrin një vendim të këtillë për para ose për të kënaqur dëshirat e tyre të shfrenuara për të vrarë njerëz duke treguar se këta persona kanë probleme serioze të shëndetit mendor.

Forcat e Armatosura të Turqisë njoftuan pak ditë më parë se dy shtetas evropianë, anëtarë të organizatës terroriste në fjalë, ishin neutralizuar në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, filluar më 20 janar për të garantuar sigurinë e stabilitetin në kufij dhe Afrin të Sirisë, për të asnjanësuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it, si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i terroristëve.

Gjatë operacionit kanë gjetur vdekjen spanjolli Samuel Prada Leon dhe francezi Olivier Francois Jean Le Clainche.

Ndërsa holandezi Sjoerd Heeger është vrarë në luftimet ndërmjet PYD/PKK-së dhe forcave besnike të regjimit të Esadit në kufirin Siri-Irak,

Shtetet perëndimore trajtojnë ndryshe terroristët që u bashkohen radhëve të PKK/PYD-YPG-së dhe më pas kthehen në vendin e tyre. Autoritetet perëndimore nuk bëjnë ndjekje penale për këta persona ose i bëjnë thjesht për formalitet.



Lajme të ngjashme