Turqia: Transferimi në Jerusalem i Ambasadës së SHBA-së, njoftim “jashtëzakonisht shqetësues”

MPJ turke cilësoi të shtunën si “jashtëzakonisht shqetësues” njoftimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës se do të transferojnë në Jerusalem Ambasadën e tyre në Tel-Aviv...

Turqia: Transferimi në Jerusalem i Ambasadës së SHBA-së, njoftim “jashtëzakonisht shqetësues”

Turqia cilësoi të shtunën si “jashtëzakonisht shqetësues” njoftimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës se do të transferojnë në Jerusalem Ambasadën e tyre në Tel-Aviv.

“Deklarata e administratës amerikane për të transferuar në maj Ambasadën e tyre nga Tel-Avivi në Jerusalem zbulon se SHBA-ja këmbëngul të minojë bazat e paqes duke mos respektuar të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi Jerusalemin dhe parametrat e vendosura të OKB-së” thuhet në një komunikatë me shkrim të Ministrisë turke të Punëve të Jashtme.

Për fat të keq – vijon komunikata – SHBA-ja demonstron me këtë vendim se nuk dëgjon dhe, akoma më keq, nuk do t’ia dijë për zërin e ndërgjegjes së komunitetit ndërkombëtar, siç pasqyrohet në Komunikatën Përfundimtare të Samitit të Jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam në Stamboll dhe më pas në rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Në përgjigje të këtij vendimi shumë shqetësues të SHBA-së, Turqia do të vazhdojë përpjekjet e saj, së bashku me shumicën dërrmuese të bashkësisë ndërkombëtare, për të mbrojtur të drejtat legjitime të popullit palestinez”, theksohet në fund të komunikatës së MPJ turke.

Press Release regarding the declaration of the United States Administration to move its Embassy in Tel Aviv to Jerusalem in May https://t.co/wF9Vua17gB

— Turkish MFA (@MFATurkey) 24 Şubat 2018


Lajme të ngjashme