MPJ turke: Izraeli po eliminon themelet e procesit të paqes me Palestinën

Turqia bëri me dije të premten vonë se dënon miratimin nga Izraeli të vendimit për ndërtimin e mijëra njësive të reja banuese për kolonët çifutë në jug të Jerusalemit Lindor...

MPJ turke: Izraeli po eliminon themelet e procesit të paqes me Palestinën

Turqia bëri me dije të premten vonë se dënon miratimin nga Izraeli të vendimit për ndërtimin e mijëra njësive të reja banuese për kolonët çifutë në jug të Jerusalemit Lindor.

“Ne dënojmë miratimin nga Izraeli të vendimit për ndërtimin e 3.000 njësive të reja banuese për kolonët hebrenj, kryesisht në pronat private të palestinezëve në pjesën jugore të pushtuar nga Izraeli të Jerusalemit Lindor, kryeqytet i Shtetit të Palestinës”, thuhet në një njoftim për shtyp të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

E njëjta deklaratë vënë pah se “Turqia refuzon hapat e Izraelit, të cilat nuk respektojnë të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat përkatëse të OKB-së”.

“Izraeli është duke e kthyer okupimin e tij në kolonializëm të përhershëm duke ndërtuar njësi banimi në territoret palestineze dhe duke eliminuar kështu vetë themelet e procesit të paqes”, nënvizon MPJ turke.

Press Release Regarding the Approval of the Construction of 3000 New Settlement Units for Jewish Settlers in the South of East Jerusalem under the Israeli Occupation https://t.co/LiUUmhkr8r

— Turkish MFA (@MFATurkey) 23 Şubat 2018


Lajme të ngjashme