Ushtria turke do të përdorë mjete tokësore të telekomanduara në operacionin e Afrinit

Nënsekretaria e Industrisë së Mbrojtjes së shpejti do t’u dorëzojë Forcave të Armatosura Turke (TSK) më shumë se 20 Mjete Tokësore pa Shofer (IKA), të cilat do të përdoren në operacionin që vazhdon në Afrin.

Ushtria turke do të përdorë mjete tokësore të telekomanduara në operacionin e Afrinit

Industrisë turke të mbrojtjes i shtohet edhe një hov i ri

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në fjalën që mbajti në Takimin e Prezantimit të Plantit të 11-të të Zhvillimit, organizuar në Qendrën Popullore të Kulturës dhe të Kongreseve në kompleksin presidencial tha se “tani ka ardhur koha që të jemi një vend që i prodhon vet edhe tanket pa shofer (të telekomanduar), dhe këtë do ta bëjmë”.

Menjëherë pas kësaj deklarate është vënë në veprim edhe Nënsekretaria e Industrisë së Mbrojtjes.

Pas Mjeteve Ajrore pa Pilot (IHA) në inventarin e Forcave të Armatosura Turke (TSK) tani do të hyjnë edhe Mjetet Tokësore pa Shofer (IKA).

Nënsekretari i Industrisë së Mbrojtjes, Ismail Demir tha se Forcave të Armatosura Turke (TSK) do t’u dorëzojnë më shumë se 20 mjete tokësore të telekomanduara (IKA) për t’u përdorur në operacionin “Dega e Ullirit”, që është filluar më 20 janar nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) në rajonin e Afrinit në Siri për të neutralizuar këtu pjesëtarët e organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH dhe për të çliruar popullin mik dhe vëlla të rajonit nga shtypja dhe tirania.

 

Në një mesazh që ka postuar në median sociale Demir thotë se këto mjete (IKA) janë përgatitur me shpejtësi sipas vizionit dhe direktivave të Presidentit Erdoan.

Mjetet Tokësore pa Shofer (IKA) brenda një kohe të shkurtër do të jenë në Afrin.

Këto mjete të telekomanduara (IKA) do të përdoren në shumë detyra si: aktivitet zbulimi dhe vrojtimi, përcaktimi dhe asgjësimi i minave ose i eksplozivëve të telekomanduar të vendosur nëntokë, lufta elektronike etj.



Lajme të ngjashme