Turqia prish planet greke me stërvitjen ushtarake

Turqia deklaroi se deri më 10 mars në Mesdheun Lindor do të zhvillojë një stërvitje të re ushtarake në zonën, të cilën udhëheqja greko-qipriote e quan si “parcela nr. 3”.

Turqia prish planet greke me stërvitjen ushtarake

Turqia deklaroi se deri më 10 mars në Mesdheun Lindor do të zhvillojë një stërvitje të re ushtarake në zonën, të cilën udhëheqja greko-qipriote e quan si “parcela nr. 3”.

Turqia aktualisht është duke e zhvilluar një stërvitje ushtarake në “parcelën nr.3”, e cila është pjesë përbërëse e zonës ekskluzive ekonomike turke, pasi anija italiane e sondazheve “Saipem 12000” deshi të fillojë me sondazhe për gaz natyror në këtë parcelë.

Ndërkohë që anija italiane priste që këto stërvitje të filluara para 11 ditëve të përfundojnë, Forcat Detare të Turqisë njoftuan se kanë filluar me përgatitje për një stërvitje të re ushtarake.

Ky vendim shkaktoi jehonë të madhe si tek udhëheqja greko-qipriote ashtu edhe tek ajo e Greqisë.

 

Udhëheqja greko-qipriote një kohë të gjatë hapë tenderë të ndryshëm për sondazhe të naftës dhe gazit natyror përreth ishullit të Qipros, duke përfshirë edhe ujërat territoriale të Turqisë dhe Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) dhe bënte marrëveshje me vendet e rajonit që ndajnë Mesdheun Lindor.

Kriza e fundit filloi me marrjen me qira të një numri të madh të parcelave nga ana e kompanisë italiane “ENI”, e cila në janar në perëndim të ishullit të Qipros dërgoi anijen e sondazheve “Saipem 12000” dhe me fillimin e sondazheve në det të hapur në afërsi të Antalisë në Turqi.

Kompania italiane “ENI”, e cila po zhvillon punimet e sondazhit në parcelën nr. 6, ka zbuluar një burim të mesëm të gazit natyror. Në fillim të këtij muaji anija e kompanisë ishte nisur në drejtim të qytetit Famagusta (Gazimagusa). Por, kjo anije ishte ndaluar më 9 shkurt në largësi 15 mile detare nga parcela nr. 3.

Më pas Turqia publikoi një teleks navigacioni, që në terminologjinë detare quhet “Navteks”, ku thuhet se në këtë zonë do të organizohet një stërvitje ushtarake detare deri më 22 shkurt.

Ndërkaq hapi i dytë që hodhi Turqia ishte publikimi i Navteks-it të dytë, dy ditë para skadimit të afatit të stërvitjeve ushtarake, ku thuhet se për arsye të stërvitjes së dytë zona në fjalë do të mbetet e mbyllur deri më datën 10 mars.

Menjëherë pas publikimit të stërvitjes së re ushtarake, lideri i udhëheqjes greko-qipriote, Nikos Anastadiadis i telefonoi Kryeministrit të Greqisë, Aleksis Cipras për ti diskutuar hapat që do të mund të hidhen kundër Turqisë.

Në themelet e luftës për naftë dhe gaz natyror në Mesdheun Lindor qëndron problemi i zonës ekskluzive ekonomike.

Zonat ekskluzive ekonomike përcaktohen sipas marrëveshjes së OKB-së për ligjin detar.

Sipas kësaj vendet që kanë brigje në det, zonën deri në 200 mile detare në det të hapur mund ta shpallin si zonë ekskluzive ekonomike. Këto zona nuk pranohen si zona nën sovranitetin e vendeve, por vetëm mund të përfitojnë nga burimet natyrore nën det.



Lajme të ngjashme