Siri – Grupet terroriste pro regjimit tërhiqen pasi ushtria turke paralajmëron me zjarr

Grupe terroriste pro regjimit të Esadit, të cilat u përpoqën të avancojnë drejt Afrinit, u tërhoqën pas zjarrit paralajmërues të artilerisë së rëndë të ushtrisë turke...

Siri – Grupet terroriste pro regjimit tërhiqen pasi ushtria turke paralajmëron me zjarr

Forcat e Armatosura të Turqisë këtë herë po përballen në Siri me grupet terroriste pro regjimit.

Ushtria turke, e cila synon të spastrojë Afrinin nga organizata separatiste terroriste PKK/KCK/PYD-YPG, por edhe nga terroristët e DAESH-it, në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” që po ndërmerret prej 20 janarit për këtë qëllim, tashmë po lufton edhe kundër grupeve terroriste pro regjimit të Esadit.

 

Grupi terrorist u spraps nga Afrini me zjarrin paralajmërues të artilerisë së rëndë të ushtrisë turke teksa ishte 10 km larg qendrës së qytetit.

Menjëherë pas zjarrit paralajmërues, u vërejt se terroristët u tërhoqën nga avancimi drejt Afrinit.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në bisedën telefonike që realizoi të hënën me homologun e tij rus, Vladimir Putin, paralajmëroi se “do të ketë pasoja nëse regjimi sirian i hyn kësaj rruge”.

Ndërsa ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, deklaroi po të hënën se “nëse regjimi hyn në Afrin për ta spastruar atë nga organizata terroriste YPG, atëherë nuk ka problem; por nëse hyn për të mbrojtur YPG-në, atëherë askush nuk mund ta ndalë Turqinë dhe ushtrinë turke”.

 


Lajme të ngjashme