Erdogan: Tentuan të hyjnë në Afrin, do ta paguajnë shumë shtrenjtë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, reagoi të martën në mbrëmje lidhur me tentativën e grupeve terroriste pro regjimit sirian për të hyrë në Afrin duke thënë se “kanë për ta paguar shumë shtrenjtë”...

Erdogan: Tentuan të hyjnë në Afrin, do ta paguajnë shumë shtrenjtë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, reagoi të martën në mbrëmje lidhur me tentativën e grupeve terroriste pro regjimit sirian për të hyrë në Afrin.

“Ajo dosje u mbyll për momentin. U detyruan të tërhiqen si rezultat i zjarrit të artilerisë së rëndë të Forcave të Armatosura të Turqisë”, deklaroi ai.

Erdogan realizoi një takim me Presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, që po qëndron në Ankara për një vizitë zyrtare, ndërsa më pas organizoi një konferencë të përbashkët shtypi me homologun mysafir.

I pyetur në lidhje me tentativën e grupeve terroriste pro regjimit sirian për të hyrë në Afrin, kreu i shtetit turk u përgjigj duke thënë se “kanë për ta paguar shumë shtrenjtë”.

“Rreth orëve të mbrëmjes, u konstatua një përpjekje e forcave të milicisë shiite të atjeshme për të hyrë me kamionçina (pick-up) në Afrin. Por më pas u detyruan të tërhiqen kur hapi zjarr artileria e rëndë (e ushtrisë turke) dhe ajo dosje u mbyll në këtë mënyrë për momentin. Siç e dini, organizatat terroriste ndonjëherë bëjnë hapa të gabuara me vendimet që marrin sipas kokës së tyre. Kanë për ta paguar shumë shtrenjtë çmimin e kësaj”, paralajmëroi Presidenti Erdogan.

 


Lajme të ngjashme