Presidenti Erdogan zhvilloi një diplomaci të ngjeshur telefonike

Presidenti Erdogan pati një bisedë me homologët e tij iranian, Hasan Ruhani dhe atë rus, Vladimir Putin.

Presidenti Erdogan zhvilloi një diplomaci të ngjeshur telefonike

Presidenti, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një diplomaci të ngjeshur telefonike.

Presidenti Erdogan pati një bisedë me homologun e tij iranian, Hasan Ruhani.

Të dy liderët shkëmbyen mendime në lidhje me çështjen e Sirisë me në krye zhvillimet e fundit në Afrin dhe Idlib.

Erdogan dhe Ruhani vënë theksin edhe në bashkëpunimin në luftën kundër elementeve të terrorit.

Sipas të dhënave të marra nga burimet e Presidencës, kreu i shtetit turk shkëmbeu një informatë në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”, të ndërmarrë nga Forcat e Armatosura të Turqisë në zonën Afrin, ndërsa të dy liderët prekën edhe në procesin e Astanës dhe Kongresin e Soçit, të cilat po zhvillohet në kuadër të punimeve për gjetjen e zgjidhjes problemit të Sirisë.

Presidenti Erdogan homologut të tij iranian, Ruhani i shprehu ngushëllime në emër të tij personal dhe në emër të popullit turk për humbjet e jetëve të personave në aksidentin ajror të një avioni pasagjerësh në Iran.

Ndërkaq Presidenti Erdogan para disa ditëve pati një bisedë telefonike edhe me liderin e Rusisë, Vladimir Putin me të cilin ka biseduar në lidhje me çështjen e Sirisë.



Lajme të ngjashme