Çavusoglu: Nëse njësitë e regjimit hyjnë në Afrin, askush nuk do të mund të ndalojë ushtrinë turke

Ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se nëse njësitë e varura nga regjimit sirian hyjnë në Afrin për të mbrojtur elementët e organizatës separatiste terroriste PKK/PYD/YPG, Turqinë nuk do të mund ta ndalojë askush.

Mevlyt Çavushollu gjendet për një vizitë zyrtare në Amman, Kryeqytetin e Jordanisë dhe pas takimit kokë më kokë me homologun Eymen es-Safedi dhe ndërmjet delegacioneve dha një konferencë të përbashkët shtypi.

Në lidhje me lajmet se forcat e regjimit të Sirisë po përgatiten të hyjnë në Afrin, Çavushollu tha: “Nëse hyjnë për të pastruar YPG-në nuk ka problem, por nëse hyjnë për ti mbrojtur ata, Turqinë nuk do të mund ta ndalojë askush”.

Ai tha gjithashtu se operacioni “Dega e Ullirit”, filluar nga Forcat e Armatosura të Turqisë të shtunën e 20 janarit në Afrin të Sirisë, për të neutralizuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it, si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i organizatave terroriste, ka për qëllim shfarosjen e terroristëve nga ky rajon.

Duke nënvizuar se Turqia e vë gjithmonë theksin tek tërësia territoriale e Sirisë, e vijoi fjalën e tij duke thënë: “Është shumë e rëndësishme nëse regjimi futet apo jo në Afrin dhe arsyeja se për se e bën këtë. Nëse hyn për të pastruar PKK-në atëherë nuk ka problem. Nëse hyn për të mbrojtur YPG-në atëherë askush nuk mund të ndalojë ushtarin turk. Kjo është e vlefshme edhe për Afrinin edhe për Menbixhin edhe për lindjen e Lumit Eufrat”.

Lajme të ngjashme