Erdogan: Çdo ditë e më shumë i afrohemi fitores në Afrin

Presidenti Erdogan dhe kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) iu drejtua turmës së madhe të popullit përpara Kongresit në Afyonkarahisar.

Erdogan: Çdo ditë e më shumë i afrohemi fitores në Afrin

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se operacioni i vazhdueshëm i Turqisë në Afrin është duke iu afruar "fitores" çdo ditë e më shumë.

Presidenti Erdogan dhe kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) iu drejtua turmës së madhe të popullit përpara Kongresit në Afyonkarahisar.

Në fjalën e tij të mbajtur këtu Presidenti Erdogan preku edhe në operacionin “Dega e Ullirit” filluar nga Forcat e Armatosura të Turqisë të shtunën e 20 janarit, për të garantuar sigurinë e stabilitetin në kufij dhe Afrin të Sirisë, për të neutralizuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it, si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i organizatave terroriste.

Duke vënë theksin se operacioni po vazhdon me sukses dhe se gjatë tij janë neutralizuar afërsisht 1 mijë e 600 terroristë, Presidenti Erdogan tha se aktualisht është vendosur kontrolli në një zonë 300 km katrorë.

“Ne dëshirojmë që 3,5 milionë vëllezër tanë sirianë të kthehen sërish në trevat e tyre dhe jemi duke punuar në këtë drejtim. Ne nuk kemi synime ndaj territoreve të Sirisë. Ne duam që në vend të çadrave tek ne, atyre t’ju ndërtojmë shtëpitë në trevat e tyre”, bëri të ditur Erdogan.

Kreu i shtetit turk tha se Turqia çdo herë ka qenë e sinqertë dhe se presin që edhe vendet tjera të jenë të sinqerta në mënyrë të njëjtë.

“Ashtu si nuk do të harrojmë përkrahjen e dhënë gjatë luftës tonë, ashtu nuk do ti harrojmë edhe tradhtitë. Besojmë që ata të cilën ngrenë kurthe kundër nesh do të bien vet në kurthet e tyre”, shtoi Erdogan.

“Dora e jonë është gjithmonë është e shtrirë për ata të cilët duan të ecin së bashku me ne drejt një të ardhme të përbashkët. Ndërsa për ata që duan të na e nxinë të ardhmen, dora jonë bëhet grusht e shpullë dhe goditja është e pashmangshme”, tha kreu i shtetit turk.

Ai shtoi se Turqia, e cila ka arritur suksese të mëdha në zhvillim, tani është në gjendje ti prodhojë vet armët e saj.



Lajme të ngjashme