Dega e Ullirit - Po vazhdon të rritet numri i terroristëve të neutralizuar

Shtatmadhoria e Ushtrisë Turke publikoi një komunikatë në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit” të filluar nga Forcat e Armatosura të Turqisë në zonën Afrin të Sirisë.

Dega e Ullirit - Po vazhdon të rritet numri i terroristëve të neutralizuar

Forcat e Armatosura të Turqisë njoftuan se numri i terroristëve të neutralizuar në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” që po zhvillohet në zonën Afrin të Sirisë, doli në 1 mijë e 439.

Shtatmadhoria e Ushtrisë Turke publikoi një komunikatë në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”, filluar nga Forcat e Armatosura të Turqisë të shtunën e 20 janarit në Afrin të Sirisë, për të neutralizuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it, si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i organizatave terroriste.

 

Në komunikatë thuhet se si rezultat i operacioneve tokësore dhe ajrore të ndërmarra sot në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, janë neutralizuar edhe 70 terroristë të tjerë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH.

Në mes tjerash u tha se prej fillimit të operacioneve e deri më sot janë neutralizuar gjithsej 1 mijë e 439 terroristë, ndërkaq bëhet e ditur se operacioni po vazhdon ashtu siç është planifikuar.



Lajme të ngjashme