Zeybekci: Rritja ekonomike turke në tremujorin e katërt të 2017-s do të jetë mbi 7%

Ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybekci, njoftoi të premten se rritja ekonomike në tremujorin e katërt të vitit 2017 do të jetë mbi 7 për qind...

Zeybekci: Rritja ekonomike turke në tremujorin e katërt të 2017-s do të jetë mbi 7%

Ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybekci, njoftoi të premten se rritja ekonomike në tremujorin e katërt të vitit 2017 do të jetë mbi 7 për qind.

I pranishëm në mbledhjen konsultative ndërmjet Dhomës Industriale të Stambollit (ISO) dhe Ministrisë së Ekonomisë, Zeybekçi tërhoqi vëmendjen mbi rëndësinë e sektorit privat në ekonominë turke. Ai tha se bota do të vazhdojë të ndryshojë me të njëjtën shpejtësi dhe Turqia do të marrë vendin e merituar në këtë botë.

“Në tremujorin e katërt të vitit 2017, rritja ekonomike e Turqisë do të jetë pak më shumë se 7 për qind”, deklaroi ai.

Duke vlerësuar edhe bilancin e eksporteve, shefi i ekonomisë turke rikujtoi se vlera e përgjithshme e mallrave/prodhimeve vendore të shituara jashtë shtetit ka regjistruar një rritje mbi 10 për qind pavarësisht të gjitha zhvillimeve negative që Turqia po jeton.

“Turqia ka siguruar nga eksportet, investimet dhe prodhimi plot gjysmën e rritjes ekonomike të saj. Ka përvetësuar gjithashtu një trend ideal rritjeje. Në krahasim me vitin 2016, incentivët e lëshuar nga Ministria e Ekonomisë në 2017-n kanë shënuar një rritje me 81 për qind në aspektin monetar. Për investimet dhe rritjen ekonomike të vitit 2018, shuma e investimeve të sektorit privat do të na japë një mbështetje shumë të rëndësishme”, potencoi ndër të tjera ministri Zeybekci.



Lajme të ngjashme