Koment - Java e dytë e operacionit “Dega e Ullirit”

Analizë nga Can ACUN, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme në Fondacionin për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA), në Ankara...

Koment - Java e dytë e operacionit “Dega e Ullirit”

Operacioni "Dega e Ullirit" lë pas dy javë

* Can ACUN

Në Siri po jetohen zhvillime shumë të rëndësishme. Operacioni i Turqisë i filluar për të shkatërruar strofkat e terrorit në Afrin të Sirisë ka mbushur plotë dy javë. Së bashku me operacionin që vazhdon me sukses, Forcat e Armatosura të Turqisë janë duke formuar pikat e reja të vrojtimit në Idlib që është shpallur “zonë me tensionim të reduktuar”. Zhvillimet në terren ndikojnë edhe në rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Siri. Efekti domino që do të shkaktojë operacioni “Dega e Ullirit” do të dobësojë seriozisht organizatën terroriste PYD/YPG edhe në zonat tjera. Banorët e Menbixh-it, Haseke-s, Rakka-s dhe Dejr-u Zor-it, të cilët janë kërcënuar nga organizata terroriste kanë filluar të shfaqin rezistencë. Kështu që banorët e Menbixh-it organizuan kryengritje kundër YPG-së. Ndërkaq Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të investimeve të gabuara në Siri dhe për shkak të iniciativës së Turqisë të filluar së bashku me Rusinë dhe Iranin në kuadër të procesit të Astanës për gjetjen e zgjidhjes në Siri, në të njëjtën kohë bën që të ShBA-ja të izolohet. Pozita e fortë e Turqisë është vërtetuar posaçërisht gjatë procesit të dislokimit të trupave të Forcave të Armatosura Turke në kodrën Al-Ays në Idlib, e cila ka një rëndësi të madhe strategjike.

 

Operacioni “Dega e Ullirit” vazhdon me avancimin e Forcave të Armatosura të Turqisë dhe të Ushtrisë së Lirë Siriane. Forcat e Armatosura të Turqisë dhe opozitarët sirianë avancojnë me shpejtësi krahas vështirësive gjeografike. Ndikimi më i madh i këtij operacioni, gjatë të cilit po merren nën kontroll një e nga një të gjitha kodrat strategjike, është shfaqur qysh në fillim. Me anë të tij është shkatërruar edhe perceptimi se YPG-ja është e pamposhtur në rajon dhe se ka mbrojtje absolute politike. Burimi kryesor i këtij perceptimi është mbështetja që ShBA-ja i dha kësaj organizate terroriste. Siç dihet, në zonat e kontrolluara nga ana e YPG-së në Siri, shumicën absolute të banorëve e përbëjnë arabët dhe turkmenët. Legjitimiteti i YPG-së ka filluar të merret në pyetje posaçërisht pas eliminimit të pjesës së madhe të DAESH-it në rajon. Veprimi i Turqisë së bashku me opozitarët sirianë që përbëhen nga arabët, turkmenët dhe kurdët, paraqet një alternativë për rajonin. Në zonat ku janë të shqetësuar nga diktatura mizore e YPG-së, banorët vendor posaçërisht në Menbixh kanë filluar me formimin e grupeve të rezistencës. Çdo sukses i Forcave të Armatosura të Turqisë gjatë operacionit “Dega e Ullirit”, inkurajon arabët, turkmenët dhe kurdët kundër tiranisë së YPG-së. Kështu që operacioni “Dega e Ullirit” nuk e izolon vetëm YPG-në, por edhe ShBA-në, e cila nëpërmjet kësaj organizate terroriste zbaton të gjitha sanksionet në Siri. Bërja e deklaratave kontradiktore në lidhje me YPG-në nga ana e ShBA-së janë tregues i ngatërresës brenda saj. Ndjekja e politikave të ndryshme nga ana e institucioneve amerikane është vërejtur së fundmi në përfshirjen e YPG-së në listën e organizatave terroriste nga ana e CIA-s.

 

ShBA-ja, e cila ka mbetur jashtë procesit të Astanës që zhvillohet nën patronazhin e Rusisë, Iranit dhe Turqisë, është duke u zhytur në “vetminë e pavlerë”. Politikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat përpiqen për ta shkatërruar një organizatë terroriste me një organizatë tjetër terroriste, shkaktojnë shqetësime në rajon. Qëndrimi i YPG-së, i cili kërcënon tërësinë territoriale të Sirisë, dhe planet e ShBA-së për të formuar forcat e mbrojtjes kufitare në Siri, tërhoqën reagimet e ashpra të Rusisë, Iranit dhe Turqisë. ShBA-ja kishte deklaruar se marrëdhëniet e saj me YPG-në janë të kufizuara vetëm me luftën kundër DAESH-it. Megjithatë ajo planifikon të qëndrojë në Siri duke ndërtuar baza të shumta ushtarake.

Një zhvillim tjetër i rëndësishëm në Siri është edhe pika e re e vrojtimit, të cilën e ndërtoi Turqia në kuadër të procesit të dislokimit në Idlib. Pika e re e vrojtimit e ngritur në vendbanimin Al-Ays, është një hap i rëndësishëm për mbikëqyrjen e zonës me tensionim të reduktuar.Turqia kohëve të fundit arriti në nivelin e aktorit strategjik dhe vendimmarrës në opinionin ndërkombëtar në Siri, posaçërisht në kuadër të procesit të Astanës. Ndërkohë që Turqia në njërën anën përdorë pozitën e saj të fuqishme për ti dhënë fund dramës njerëzore në Siri, në anën tjetër është duke hedhur hapa për një të ardhme më të mirë në Siri.

Arritja në nivelin e aktorit vendimmarrës buron posaçërisht nga përkrahja që i jep Turqia popullit sirianë. Ajo në njërën anë mirëpret brenda territoreve të saj mbi 3 milionë refugjatë sirianë, në anën tjetër është duke dërguar ndihma të shumta që 4 milionë sirianë të mbetur në vend të mbijetojnë.

*Ekspert i politikave të jashtme në Fondacionin për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA), Ankara



Lajme të ngjashme