Zv.kryeministri Bozdag cilëson propagandë të zezë lajmet për vrasjen e civilëve

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë Bekir Bozdag i quajti propagandë të zezë pretendimet se Forcat e Armatosura Turke (TSK) kanë goditur civilët në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”.

Zv.kryeministri Bozdag cilëson propagandë të zezë lajmet për vrasjen e civilëve

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë Bekir Bozdag , quajti propagandë të zezë pretendimet se Forcat e Armatosura Turke (TSK) kanë goditur civilët në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”.

"Qëllimi i këtij operacioni janë organizatat terroriste PKK/KCK/PYD/YPG dhe DAESH. Turqia kujdeset deri në qime për mos lëndimin e civilëve. Për popullin që banon në rajon po tregohet kujdes i madh dhe bëhen përpjekjet maksimale dhe për këtë janë marrë të gjitha masat. Turqia ka qenë gjithmonë shembull në lidhje me mbrojtjen e të drejtës së civilëve”, sqaroi zv.kryeministri Bozda.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke (Kızılay) ka nisur punimet për të përballuar të gjitha nevojat që do të kenë banorët në rajonin e operacionit, kryesisht nevojat për ushqime dhe ilaçe, shtoi zv.kryeministri.

 

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Bekir Bozda doli para kamerave.

Duke nënvizuar se operacioni “Dega e Ullirit” është një domosdoshmëri për ushtrinë turke dhe jo opsion,- tha Bekir Bozda dhe shtoi: “Operacioni ka në shënjestër terroristët, strehët, vendstrehimet, automjetet, pajisjet, armatimin, pikat logjistike dhe bazat e terroristëve”.

"Operacioni vazhdon sipas planifikimit, nënvizoi Bozda dhe shtoi se kështu në mënyrë te suksesshme do të vazhdojë edhe në vijim”. 

Në përgjigje të një pyetjeje mbi komentet që kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), zëdhënësi i Qeverisë tha:

"Turqia do të përcaktojë vetë kohëzgjatjen dhe kufirin e operacionit. Ky operacion do të vazhdojë deri në neutralizimin e terroristit të fundit". 

Bekir Bozda ndau me gazetarët edhe informacionin që terroristët e PKK-së kanë liruar terroristët e DAESH-it me kusht që të luftojnë kundër Turqisë.

 


Lajme të ngjashme