MPJ e Turqisë përgënjeshtron pretendimet për zotim ndaj Rusisë

Burimet pranë Ministrisë së Jashtme të Turqisë përgënjeshtruan pretendimet se Turqia i është zotuar Rusisë që operacioni “Dega e Ullirit” ndaj organizatave terroriste do të kufizohet vetëm me Afrinin.

MPJ e Turqisë përgënjeshtron pretendimet për zotim ndaj Rusisë

Burimet pranë Ministrisë së Jashtme të Turqisë përgënjeshtruan pretendimet se Turqia i është zotuar Rusisë që operacioni “Dega e Ullirit” ndaj organizatave terroriste do të kufizohet vetëm me Afrinin.

Burimet theksojnë se operacioni kryhet duke u bazuar në të drejtën për vetëmbrojtje, ndërsa shtojnë se ky operacion nuk do të ndikojë në zgjidhjen politike të krizës në Siri.

 

Ndërkohë delegacioni turk gjatë mbledhjes përgatitore të Dialogut Kombëtar të Sirisë që do të mbahet më datat 29-30 janar në Soçi të Rusisë përsëriti se pjesëmarrja e organizatës terroriste PYD/PKK dhe personave të lidhur me këta janë “vijë e kuqe” për Turqinë.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov në deklaratën e tij të bërë sot ka thënë se në mbledhjen e Soçit do të jenë të pranishëm edhe kurdët sirianë.

Burimet bëjnë të ditur që Turqia bëri të ditur se “YPG-ja nuk përfaqëson kurdët dhe se një pjesë e organizatës terroriste PKK dhe se nuk është e mirëseardhur. Aty nuk mund të marrë pjesë askush që ne nuk e duam”.

Burimet gjithashtu thonë se Turqia është në koordinim të plotë me Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përdorimin e hapësirës ajrore gjatë operacionit.

Pas thirrjes së Francës për mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të bërë nga Franca, Ministrisë së Jashtme të këtij vendi iu bë një telefonatë ku iu përcoll mesazhi se “Perceptimi i solidarizimit me terroristët është shqetësues”.



Lajme të ngjashme