Kilisi bëhet përsëri skenë e sulmeve me raketë nga Siria

Në qytetin Kilis të Turqisë nga rajoni Afrin i Sirisë janë hedhur 3 raketa.

Kilisi bëhet përsëri skenë e sulmeve me raketë nga Siria

Në qytetin Kilis të Turqisë nga rajoni Afrin i Sirisë janë hedhur 3 raketa.

Sipas informacioneve të para, një nga raketat e hedhura njëra pas tjetrës nga terroristët e PYD/PKK në Afrin, ra në çatinë e një ndërtesë në lagjen Kazim Karabekir.

Ndërsa dy raketat e tjera ranë në rrugicën përpara ndërtesës dhe në një zonë të zbrazët.

Ekipet e sigurisë të dërguara në vendngjarje morën zonën nën siguri.

Në ngjarje nuk pati të vdekur apo të plagosur por bëhet e ditur se ka dëme të mëdha materiale.

Pas sulmeve të sipërpërmendura njësitë e artilerisë gjuajtën me obusë furtuna pozicionet e terroristëve nga ku u hodhën raketat.  



Lajme të ngjashme