Pas bombardimeve të FAT, Ushtria e Lirë Siriane filloi një operacion të gjerë tokësor

Forcat e Armatosura Turke (FAT), me operacionin ‘Dega e Ullirit’, po godasin objektivët e  organizatave terroriste PKK/PYD-YPG dhe DAESH në rajonin Afrin të Sirisë.

Sipas informacioneve të fundit në fazën e operacionit ajror 72 avionë të ushtrisë turke asgjësuan 108 objektiva të terroristëve.

Mësohet se të gjithë të vrarët dhe të plagosurit e dërguar në spital janë terroristë të PYD/PKK.

Avionët Luftarakë turq goditën aeroportin ushtarak Minnig, që ishte pushtuar nga organizata terroriste PYD/PKK.

Në operacion u rrafshuan pozicionet, tunelet dhe depot e municioneve të organizatës terroriste.

Ushtria e Lirë Siriane filloi një operacion të gjerë tokësor.

Kjo ushtri përparon drejt qendrës së qytetit Afrin, që është pushtuar nga organizata terroriste PKK.

Forcat e Armatosura Turke, në një deklaratë me shkrim, bënë të ditur se operacioni “Dega e Ullirit”, me qëllim vendosjen e sigurisë në kufirin e Turqisë me Sirinë dhe stabilitetit të rajonit, ka filluar në rajonin Afrin në veri të Sirisë për të eliminuar terroristët e organizatave terroriste PKK/PYD-YPG dhe DAESH dhe për të shpëtuar popullin mik dhe vëlla të rajonit nga shtypja dhe mizoria.

Lajme të ngjashme