Organizatat terroriste mashtrojnë opinionin publik, ushtria turke zbardh të vërtetat

Burimet ushtarake bënë të ditur se organizata terroriste PKK/PYD përpiqet të mashtrojë opinionin publik.

Organizatat terroriste mashtrojnë opinionin publik, ushtria turke zbardh të vërtetat

Burimet ushtarake bënë të ditur se organizata terroriste PKK/PYD përpiqet të mashtrojë opinionin publik.  

Bëhet e ditur se anëtarët e organizatave terroriste PKK/PYD-YPG dhe DAESH, me fillimin e operacionit “Dega e Ullirit” që filloi dje në rajonin Afrin të Sirisë, përpiqet të tregojë terroristët si civilë.

Burimet ushtarake turke bënë të ditur se ushtria është duke treguar një kujdes dhe ndjeshmëri të madhe, që civilët të mos dëmtohen dhe paralajmëron median kundër propagandës njollosëse të terroristëve.

Në deklaratë bëhet e ditur gjithashtu se një nga objektivët e operacionit është pastrimi i rajonit nga DAESH-i.

Këto burime njoftuan se terroristët i detyrojnë civilët të bëhen mburojë për ta ndërkohë që udhëheqësit e nivelit të lartë të organizatës terroriste nguten të nxjerrin familjet e tyre nga rajoni.



Lajme të ngjashme