9 qëllimet kryesore të operacionit në Afrin

Burimet e sigurisë përmblodhën në 9 pika kryesore synimin e operacionit “Dega e Ullirit”, që Turqia filloi kundër PYD/PKK-së në Afrin.

9 qëllimet kryesore të operacionit në Afrin

Burimet e sigurisë përmblodhën në 9 pika kryesore synimin e operacionit “Dega e Ullirit”, që Turqia filloi kundër PYD/PKK-së në Afrin.

Sipas kësaj synohet që;

-Të eliminohet udhëheqja e PKK-YPG, që në mënyrë antidemokratike dhe me forcën e armës, shtyp popullin vendas në Afrin të Sirisë.

-Të shpëtohet Afrini nga presioni i terrorit.

-Të krijohet platforma e vënies në jetë të institucioneve demokratike me qëllim sigurimin që populli i Afrinit të udhëhiqet vetë në mënyrë demokratike.  

-Ambientin e sigurisë që Turqia krijoi në Jerablus, Azez dhe El Bab, që gjenden në rajonin e çliruar vitin e kaluar me operacionin “Mburoja e Eufratit” dhe përvojën e fituar aty ta zbatojë edhe në rajonin e Afrinit.

-Të sigurohet krijimi përsëri i infrastrukturës sociale dhe ekonomike.  

-Pas eliminimit të presionit të terrorit në Afrin të sigurohet normalizimi i jetës në Menbixh, që është në objektiv.

-Populli në Afrin mbështet operacionin.

-Edhe nga Menbixhi, nga fiset e afërta me Turqinë ka kërkesa të ngjashme. Pas Afrinit, në këtë kuadër do të shpëtohet nga presioni terrorist edhe Menbixhi dhe do të zhvillohen punimet për infrastrukturën e nevojshme për krijimin e një udhëheqjeje demokratike.   

-Turqia është duke zhvilluar operacionin jo vetëm për të eliminuar PKK-në nga kufiri i saj por edhe për të krijuar infrastrukturën e nevojshme dhe për të kthyer jetën normale në Afrin dhe Menbixh.



Lajme të ngjashme