Vizitë kritike nga NATO në Turqi

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller javën e ardhshme do të vijë në Turqi.

Vizitë kritike nga NATO në Turqi

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller javën e ardhshme do të vijë në Turqi.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), në fjalimin e mbajtur dje në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), kishte qortuar NATO-n në lidhje me planin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të krijuar një ushtri terroriste me elementët e organizatës separatiste terroriste PKK/PYD.

Duke iu referuar shpërfilljes së NATO-s ndaj kërcënimeve që i vijnë Turqisë nga kufiri me Sirinë, Erdoan tha: “Ej NATO, ti je e obliguar të mbash qëndrim ndaj atyre që provokojnë cilindo partner tënd. Deri më tani çfarë qëndrimi keni mbajtur ju?”.

Pas kësaj thirrjeje dje erdhën deklarata njëra pas tjetrës nga NATO. Në orët e mbrëmjes, Presidenti Erdoan zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në bisedë u shqyrtua ushtria terroriste që do të krijohet me përpjekjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kufirin verior të Sirisë me elementët e organizatës terroriste separatiste PKK/PYD.

Ky rajon është në afërsi të kufirit të Turqisë me Sirinë.  

Në bisedë Erdoani paralajmëroi se: “Një strukturë e tillë është e papranueshme”.

Pas këtyre zhvillimeve Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller javën e ardhshme do të vijë në Turqi.

 


Lajme të ngjashme