Isparta – Rrëzohet një avion transporti i ushtrisë turke, 3 martirë

Dy pilotë dhe një teknik kanë rënë dëshmorë pasi një avion transporti ushtarak, tip “CASA”, është rrëzuar në provincën Isparta të Turqisë...

Isparta – Rrëzohet një avion transporti i ushtrisë turke, 3 martirë

Dy pilotë dhe një teknik kanë rënë dëshmorë pasi një avion transporti ushtarak, tip “CASA”, është rrëzuar në provincën Isparta të Turqisë.

Avioni është zhdukur nga radari vetëm pak minuta pas ngritjes në fluturim nga provinca Eskisehir, ndërkohë që shumë ekipe kërkim-shpëtimi janë dërguar urgjentisht në zonën e rrëzimit të mjetit ajror ushtarak.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke njoftoi se skuadrat e kërkim-shpëtimit kanë gjetur skeletin e aeroplanit të rrëzuar dhe trupat e pajetë të ekuipazhit.

Mësohet se zona në fjalë ishte nën ndikimin e mjegullës së dendur gjatë kohës së këtij aksidenti ajror.



Lajme të ngjashme