Kryeministri Yildirim: Ankaraja dhe Stambolli, më të sigurta se Uashingtoni dhe Nju-Jorku

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, deklaroi të premten se Ankaraja dhe Stambolli janë më të sigurta se Uashingtoni dhe Nju-Jorku...

Kryeministri Yildirim: Ankaraja dhe Stambolli, më të sigurta se Uashingtoni dhe Nju-Jorku

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, deklaroi të premten se “Ankaraja është po aq e sigurt sa dhe Uashingtoni”.

Në dalje të një xhamie pas namazit të xhumasë, Kryeministri Binali Yildirim iu përgjigj interesit të gazetarëve në lidhje me rendin e ditës.

Duke vlerësuar paralajmërimin e Uashingtonit zyrtar për udhëtimet e qytetarëve amerikanë në Turqi, Yildirim tërhoqi vëmendjen se terrorizmi është një sfidë ndërkombëtare.

“Këto nuk janë gjëra të miraa. Pra, të krijosh perceptimin se ‘Turqia nuk është një vend i sigurt’ s’është vetëm padrejtësi, por njëherësh nuk ofron as kontribut pozitiv në marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ankaraja dhe Stambolli janë qytete më të sigurta sesa Uashingtoni dhe Nju-Jorku. Ankaraja është po aq e sigurt sa dhe Uashingtoni. Stambolli është po aq i sigurt sa dhe Nju-Jorku. Ndalimi i udhëtimeve nuk është zgjidhje. Terrorizmi global s’njeh kufij. Vallë nuk ka akte terroriste atje? Sigurisht që ka. Shpresojmë që terrorizëm të mos ketë në asnjë vend dhe që të mos marrë jetë njerëzish të pafajshëm. Prandaj nevojitet më shumë solidaritet dhe unitet kundër terrorizmit global”, tha ai.

Nga ana tjetër, shefi i qeverisë turke dënoi masakrimin e civilëve në Idlib të Sirisë duke paralajmëruar gjithashtu se sulmet e regjimit të Esadit mund të shkaktojnë valë emigracioni dhe vuajtje të reja.

“Me këmbënguljen tonë, Turqia, Rusia dhe Irani ndërmorën së bashku një iniciativë për të vendosur paqen e qëndrueshme në Siri. Në një situatë të tillë, ne i vlerësojmë jashtëzakonisht të gabuara dhe i dënojmë sulmet e regjimit pa dallim mes civilëve apo elementëve të tjerë për të fituar terren. Këto po i diskutojmë edhe me Rusinë, edhe me Iranin. Jemi duke bërë paralajmërimet dhe marrë masat tona të nevojshme. Është bërë e domosdoshme që Rusia dhe Irani të ushtrojnë më tepër influencë mbi regjimin sirian”, nënvizoi Yildirim.



Lajme të ngjashme