Ministri i BE-së këritkon programin e qeverisë austriake

Omer Çelik reagoi ashpër ndaj programit qeveritarë të qeverisë së re austriake se “do të kërkohet të ndërpriten negociatat mes Bashkimit Evropian (BE) dhe Turqisë si dhe të kërkohen aleatë për këtë".

Ministri i BE-së këritkon programin e qeverisë austriake

Ministri i Bashkimit Evropian dhe kryenegociatori turk, Omer Çelik reagoi ashpër ndaj programit qeveritarë të qeverisë së re austriake se “do të kërkohet të ndërpriten negociatat mes Bashkimit Evropian (BE) dhe Turqisë si dhe të kërkohen aleatë për këtë".

Në një postim të bërë nëpërmjet llogarisë së tij në median sociale Twitter, ministri Çelik shkruan se “Qeveria austriake, e formuar pas arritjes në marrëveshje mes partive të qendrës së djathtë dhe të djathtës ekstreme, pa humbur kohë filloi të sulmoj vlerat themelore të demokracisë”.

Duke vënë në dukje se nuk duhet harruar se shprehja “qendra e djathtë” është një etiketë, ministri Çelik tha: “Ish-ministri i Jashtëm, Sebastian Kurz është kryetarë i partisë. Tani bëhet kryeministër. Mendja e tij është më radikale se sa e djathtës ekstreme dhe tani e vë në programin qeveritarë ndërprerjen e negociatave me Turqinë. Për më tepër deklaron se do të kërkoj edhe aleatë për këtë”.

Çelik në mes tjerash shkruan se “Çështja e ‘kërkimit të aleatëve’ evokojnë kujtime të këqija nga historia. Për herë të parë në BE me anë të një koalicioni në pushtet vjen e djathta ekstreme dhe deklarojnë se janë duke bërë përpjekje për ta çuar Bashkimin Evropian në drejtim të fatit të Republikës së Weimar-it. Krahas një programi të tillë qeveritar, Komesari austriak, përgjegjës për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, deklaroi se është i kënaqur nga orientimi i BE-së i qeverisë austriake”.

Ministri Çelik duke e parashtruar pyetjen se “Cili orientim i BE-së?” postimin e tij e vijon me këto fjalë: “Qasjet e tilla janë tregues të përpjekjeve për ti bërë vlerat e BE-së një formalitet dhe pjesë e lojës për pushtet në Evropë. Është dobësi e madhe për të bërë fjalë për orientim ndaj BE-së duke i neglizhuar qasjet raciste në programin e qeverisë austriake. Në qoftë se shikojnë në shumicën e krizave në botë BE-ja përfaqëson një rend të qëndrueshëm. Ruajtja e këtij rendi është i mundur vetëm me vlera politike. Në qoftë se dëmtohen këto vlera atëherë ato nuk mund të mbrohet ky stabilitet”.

Çelik tha se me vite pritej që kërcënimi ndaj BE-së të vij nga jashtë, ndërsa vijoi duke thënë se “Aktualisht rrymat, të cilat kërcënojnë vlerat e BE-së, janë duke u rritur nga brenda. Këtu rriten partitë antiislame, antisemitike, ksenofobe, armiq të imigrantëve. Tani kjo rrymë ka ardhur në pushtet në Austri, i cili duhet të nxjerr mësime nga e kaluara e afërt. Në vend të kërkimit të aleatëve për të ndërprerë negociatat me Turqinë, duhet të kërkohen aleatë për vendosjen e marrëdhënieve të forta me Turqinë. Kjo është rruga e vetme për të bërë një hap pozitiv historik dhe strategjik përballë krizave që tronditin Evropën”.

 


Lajme të ngjashme