Erdogan: Turqia do ti detyrojë autoritetet përkatëse të vihen në veprim për Jerusalemin

Presidenti dhe kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK), Recep Tayyip Erdogan mbajti një fjalim në kongresin e degës së partisë së tij në Yalova.

Erdogan: Turqia do ti detyrojë autoritetet përkatëse të vihen në veprim për Jerusalemin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar që në qoftë se Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) nuk bënë ato që është e nevojshme në lidhje me çështjen e Jerusalemit atëherë do ti detyrojnë autoritetet përkatëse në këtë drejtim.

Presidenti dhe kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK), Recep Tayyip Erdogan mbajti një fjalim në kongresin e degës së partisë së tij në Yalova.

Gjatë fjalimit të tij Erdogan tregoi fotografinë e palestinezit 14-vjeçar, Fevzi Al-Xhundi, që i arrestua nga ushtria izraelite, i cili është marrë me sytë e mbyllura dhe rrahur e zvarritur nga ana e 20 ushtarëve terroristë të Izraelit.

“Edhe pse këtë fëmijë e panë në prehër të nënës së tij, ushtarët izraelit e morën duke e goditur nënën me qytë të armës, ndërsa kanë ushtruar dhunë edhe ndaj një fëmije tjetër me sëmundjen e Down-it”, bëri të ditur Erdogan ndërsa vijoi duke thënë se "Ne nuk do të heqim dorë nga mbrojtja e së drejtës së Palestinës dhe Jerusalemit, sepse Izraeli e dëshiron atë”.

Përballë kësaj situate na rriten edhe më shumë përgjegjësitë, është shprehur Erdoğan dhe shtoi: "Sepse ne nuk kemi të drejtë të themi 'çfarë më duhet mua' nga tirania e ndodhur në Siri, apo në Irak dhe Jerusalem, privatësia e të cilit është sulmuar dhe ku shumë vende i kanë kthyer shpinën. Ne nuk mund ta bëjmë këtë. E njëjta situatë vlen edhe për të shtypurit në Ballkan, Kaukaz, Turkistan e deri në Arakan, e në çdo vend ku ka rënkime".

Kreu i shtetit turk bëri të ditur se do të vazhdojnë të ngrenë zërin për drejtësi deri në fund, ndërsa shtoi se nuk i kanë harruar ato ditë kur në mediat sociale janë publikuar pamjet e dhunë të mbledhura nga mbarë bota duke i publikuar ato si ngjarje në Turqi.

Presidenti tha kjo thirrje e tij e bërë jo vetëm për Turqinë, por për 196 vendet e OKB-së, shkakton jehonë çdo ditë e më shumë, ndërsa shtoi se do të vazhdojnë të ngrenë zërin se “Bota është më e madhe se pesë”.

 


Lajme të ngjashme