MPJ turke: Të çuditshme, të pabaza e të papranueshme pretendimet e këshilltarit amerikan për Turqinë

Ministria turke e Punëve të Jashtme deklaroi të mërkurën se pretendimet e këshilltarit amerikan në lidhje me Turqinë janë të çuditshme, të pabaza e të papranueshme...

MPJ turke: Të çuditshme, të pabaza e të papranueshme pretendimet e këshilltarit amerikan për Turqinë

Ankaraja zyrtare njoftoi të mërkurën se pretendimet e këshilltarit amerikan në lidhje me Turqinë janë të çuditshme, të pabaza e të papranueshme.

“Kemi mësuar me keqardhje deklaratat, që H.R. McMaster, këshilltar i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bëri dje (12 dhjetor) gjatë një takimi të organizuar në Uashington nga një institucion mendimi, duke shënjuar vendin dhe qeverinë tonë. Pretendimet pa kurrfarë lidhjeje me realitetin të këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, McMaster, i cili mban një post që duhet të dijë më mirë se çfarë përpjekjesh bën vendi ynë kundër çdo dimensioni të terrorizmit dhe radikalizmit, janë të çuditshme, të pabaza e të papranueshme. Presim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vend të cilin ne vazhdojmë ta konsiderojmë mik dhe aleat, që të demonstrojë të njëjtën qasje ndaj vendit tonë dhe të mbështesë më konkretisht e në mënyrë më efikase, në përputhje me raportet e aleancës sonë tradicionale dhe me legjitimitetin ndërkombëtar, luftën e vendosur të Turqisë kundër terrorizmit dhe radikalizmit duke hequr dorë nga mbështetja e organizatave terroriste si YPG-ja (fraksioni sirian i organizatës separatiste terroriste PKK) për çfarëdolloj motivi”, thuhet në një komunikatë me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.


Fjalët Kyçe: Turqi , amerikan , këshilltar , MPJ turke

Lajme të ngjashme