Erdoan: Vendet që duan drejtësi të pranojnë Jerusalemin si kryeqytet të Palestinës

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri thirrje që të gjitha vendet që i dalin për zot drejtësisë, ta njohin Jerusalemin si kryeqytet të Palestinës...

Erdoan: Vendet që duan drejtësi të pranojnë Jerusalemin si kryeqytet të Palestinës

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri thirrje që të gjitha vendet që i dalin për zot drejtësisë, ta njohin Jerusalemin si kryeqytet të Palestinës.

Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) është mbledhur në një samit të jashtëzakonshëm në Stamboll të Turqisë, e cila është kryesuesja e radhës, pas vendimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në datën 6 dhjetor, për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe për të transportuar ambasadën amerikane nga Tel-Avivi në Jerusalem.

Në fjalimin e mbajtur në samit si kryesues i radhës së Organizatës së Bashkëpunimit Islam, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan u shpreh duke thënë: “Jemi takuar të gjithë bashkë këtu për të shqyrtuar përdhunimin e statusit historik të Jerusalemit tonë që është kibla e parë e islamit dhe qyteti i Al Aksa-së.

Në fjalimin e tij Erdoan shpjegoi me hartë pushtimin e Izraelit, që nga viti 1947 e deri më sot dhe rrethimin e Palestinës me kalimin e viteve.

“Kjo tregon se Izraeli është një shtet pushtues. Krahas kësaj Izraeli në të njëjtën kohë është edhe një shtet terrori. Në Jerusalem, kushdo që kalon në rrugët e këtij qyteti të shenjtë do ta kuptojë që ndodhet nën pushtim” tha kreu i shtetit turk.

“Ushtarët terroristë arrestojnë fëmijët 10-vjeçare dhe i hedhin në kafaze hekuri. Ata i lidhin sytë dhe gjuajnë me qytën e pushkës fëmijët 14-vjeçarë. Nga ana tjetër vajza e vogël. Nëna mbështjell vajzën e vogël kurse ata e rrahin me qytat e pushkëve dhe ja marrin vajzën nga duart. Çfarë janë këta nëse nuk janë pushtues, nëse nuk janë terroristë? A mund të shpjegohet kjo?” tha Erdoan.

Ai theksoi se vendimi i Shteteve të Bashkuara Amerikane nuk ka asnjë obligim dhe sipas rezolutës së vitit 1980 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara asnjë vend nuk mund të ketë ambasadë në Jerusalem.

Erdoan reagoi kundër Trumpit me fjalët: “Duke thënë; u tha u bë, nuk ndodh asgjë në këtë botë. Ju nuk jeni bota”.

Ai theksoi se duhet përshpejtuar procesi i përfshirjes së Palestinës në marrëveshjet ndërkombëtare dhe shtoi: “Si vende islame duhet të tregojmë një vullnet më të fuqishëm për përfaqësimin e plotë të shtetit palestinez. Që këtu sot duhet të dalë kjo. Ne ftojmë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të tërhiqen nga ky hap i jashtëligjshëm. Në vend të Amerikës, që ka humbur tërësisht karakterin e vendit ndërmjetësues, presim që vendet myslimane të ndërmarrin përgjegjësinë për paqen në botë. Unë ftoj që Jerusalemi të njihet si kryeqyteti i pushtuar i shtetit të Palestinës” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan.

 



Lajme të ngjashme