Erdogan: Nuk e braktisim Jerusalemin në mëshirën e një shteti terrorist

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të dielën se nuk do ta braktisin Jerusalemin në mëshirën e një shteti terrorist...

Erdogan: Nuk e braktisim Jerusalemin në mëshirën e një shteti terrorist

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të dielën se nuk do ta braktisin Jerusalemin në mëshirën e një shteti terrorist.

“Jerusalemi është drita e syve tanë. Ne s’do ta braktisim Jerusalemin në mëshirën e një vendi vrasës të fëmijëve. Ne s’do ta lëmë Jerusalemin në ndërgjegjen e një shteti, që nuk ka asnjë vlerë tjetër veçse të pushtojë dhe plaçkitë. Ne do ta vazhdojmë luftën tonë të vendosur brenda kuadrit të ligjit dhe demokracisë”, tha ai gjatë një fjalimi në Kongresin VI të Zakonshëm të partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në qytetin Sivas.

“Duan që ne të heshtim përballë kësaj tabloje, të qëndrojmë të tërhequr, të ulim kokën kundrejt padrejtësisë dhe presin që ne të pranojmë rendin e persekutimit, të cilin ata kanë ndërtuar mbi gjakun e fëmijëve. Gjithashtu kërkojnë që ne të zgjedhim rrugën e dorëzimit duke përdhosur vlerat tona”,  shtoi kreu i shtetit turk.

Për ne – vijoi Erdogan – s’ka rëndësi se kush është shtypësi dhe kush i shtypuri, pasi ne s’e përcaktojmë qëndrimin tonë sipas identitetit, gjuhës, fesë apo forcës së bashkëbiseduesve tanë, por duke vërejtur se kush ka të drejtë dhe kush gabon.

“Ne s’do të hezitojmë të qëndrojmë përballë mizorit edhe sikur ai të jetë vëllai ynë”, u shpreh presidenti turk.

Sa i përket vendimi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për njohjen e Jerusalemit si “kryeqytet të Izraelit”, Erdogan tha se “megjithatë vendimi i Trumpit nuk ka asnjë vlerë dhe aspak forcë detyruese”.

“Palestina është pushtuar vazhdimisht duke filluar që nga viti 1947 e këtej. Izraeli është një shtet okupator, një shtet terrorist. Ej Trump! Ne s’mund dhe s’do të biem në këtë gabim që bëre ti. Sipas rezolutës numër 478, adoptuar në vitin 1980 nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së dhe nënshkruar gjithashtu nga SHBA-ja, vendimi i Izraelit për të shpallur Jerusalemin kryeqytet është i pavlefshëm. Ej Trump! Si mundesh ti i vetëm të mos llogarisësh këtë rezolutë numër 478 të adoptuar në 1980-n? Vallë e ke ti një kompetencë të tillë?”, reagoi lideri turk.

Në fund të fjalës së rastit në Sivas, Erdogan vuri në pah se me planin e veprimit, që do të përcaktohet në samitin e jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OIC) në Stamboll, do të tregojnë se nuk është aspak e lehtë që të zbatohet ky vendim.



Lajme të ngjashme